To top
8 Pri

Korrigjimi i defekteve estetike dhe ortodontike, përmes teknikës inivative Maestro 3D Aligner dhe digital smile

Nga Dr. Eri Kaci *

Klinika dentare “Dent Artistry” prej 13 vitesh tashmë vjen në treg me shërbimin më cilësor dhe teknologji mbi rehabilitimin total të gojës me implante dhe korrigjimin e defekteve ortodontike përmes teknikës inovative Maestro 3D Aligner.

Tashmë  nuk është nevoja për vendosjen e një proteze të lëvisshme, me teknologjinë e re implantologjike goja juaj do të ketë stabitilitetin e nevojshëm. Ndryshe nga teknika tradicionale ku pacienti duhet të presë 4-6 muaj për vendosjen e dhëmbëve, kjo teknikë të mundëson vendosjen e dhëmbëve brenda 24 orësh duke ju siguruar funksionin dhe estetikën e nevojshme.

Një tjetër shërbim inovativë është kirurgjia implantare e drejtuar.  Sipas kësaj teknike nuk është e nevojshme të krijohet një plagë për vendosjen e implantit por përmes guidës implantare realizohet vendosja e implanteve. Nëpërmjet skanerit  planifikohen pozicionet ku do vendosen implantet dhe përmes printimit 3D realizohet guida kirurgjikale.

Një tjetër risi është drejtimi i dhëmbëve me aligner transparent përmes metodës “MAESTRO 3D ALIGNER”. Tashmë dhëmbët tuaj mund të drejtohen pa “u vënë re “ nga të tjerët pa patur nevojën e butonave metalike ose telave dhe rezultatin përfundimtar e shikoni  ende pa filluar përmes videos 3D. Trashësia 0.75 mm e aligner realizon drejtimin e dhëmbëve por ndërkohë ajo nuk vihet re nga syri i njeriut.

 

*Kirurg, Maxillo-Facial

Tel. +355 69 231 4413