To top
11 Nën

Kosovë: Ndarja e vendit në tre zona sipas rrezikut

Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës  ka prezantuar masat e reja kufizuese.

Kufizimet e reja vijnë si pasojë e rritjes së vazhdueshme të rasteve me koronavirus dhe do të hyjnë në fuqi nga e premtja.

Komunat janë ndarë në tre grupe. “Rreziku më i lartë është në komunat që tejkalojnë 150 të infektuar brenda javës.” Aktualisht ka 7 komuna të tilla dhe në këto zona do të lejohet zhvillimi i aktivitetit ekonomik deri në orën 19:00.“Nga ora 19:00, mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i lëvizjes së qytetarëve në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet nga këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00”, vazhdoi kryeministri.

Pas kalimit të këtyre orareve mbyllen aktivitet dhe do të ketë orë policore.

Në komunat me rrezik të ulët, zona kohore e lejuar është nga ora 05:00 deri në 20:00.

Grupi i dytë me rrezik të mesëm: Ka një mbyllje të qendrave tregtare, gastronomisë dhe bizneseve të tjera në orën 18:00, por gjatë kësaj kohe lejohet lëvizja.

Kryeministri Hoti tha se do të kthehen ekipet mjekësore në kufi, ndërsa mësimi në arsimin e lartë do të zhvillohet  online. “Janë bërë riorganizimet e nevojshme brenda spitalit, duke rritur shtretërit mbi 800. Sot janë 626 pacientë që janë shtrirë nëpër spitale. Bazuar në numrin e të infektuarve IKShPK ka nxjerrë statistikat duke i kategorizuar komunat në tri grupe, me ngjyrë të gjelbër që është zona me rrezik të ulët, kategoria e dytë komunat ku numri i rasteve shkon nga 76-150. Komunat me të kuqe kur rastet kalojnë brenda javës 150 raste të reja”, tha Hoti.