To top
10 Sht

“Kurrë mos thuaj kurrë”, befason agjenti i Meghan Markle: Ajo mund të kandidojë për presidente e SHBA

Meghan Markle mund të kandidojë për presidente në SHBA. Kështu ka bërë të ditur agjenti i saj, Jonathan Shalit teksa e krahasoi atë me aktorin Ronald Reagan, i cili nga një aktor arriti të bëhej president dhe të jetonte në Shtëpinë e Bardhë.

Agjenti u shpreh në një intervistë se Meghan Markle ka të drejtë të kandidojë për presidente, pasi ajo ka lindur në Amerikë dhe kjo nuk është diçka e pamundur.

Meghan asnjëherë nuk ka shprehur dëshirën e saj për të qenë presidente.

“Ajo ka lindur në Amerikë, ka gjithë të drejtën për të kandiduar për Presidente, Roland Reagan ishte një aktor, i cili përfundoi në Shtëpinë e Bardhë. Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh Shalit.