Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni, lexoi procedurën e votimit sot në Kuvend pro shkarkimit të Presidentit.
Në fund të votimit, Hyseni tha se në total kanë votuar 114 deputetë, prej të cilëve 104 kanë votuar pro shkarkimit të Metës dhe 7, kundër dhe 3 kanë abstenuar.
“Sot në datë 9.6.2021 u zhvillua votimi për shkarkimin nga detyra, për shkelje të rënda të Kushtetutës, të Presidnetit Ilir Meta.
Votimi bëhet i fshehtë, ku jo më pak se ¼ e gjithë anëtarëve të Kuvendit depozituan kërkesën me shkrim për zhvillim të votimit me fletë votimi. Sekretariati vlerëson se kërkesa është paraqitur konform rregullave proceduriale, është bërë me shkrim.