To top
20 Pri

“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë”, shkrimtarja Natasha Lako mesazh prekës: Zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur. Na le para kohe!

Shkrimtarja e njohur shqiptare Natasha Lako e cilëson të parakohshme largimin nga jeta të aktorit e regjisorit Rikard Ljarja, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, aq shumë i dashur nga publiku gati në adhurim.

Me një mesazh prekës, Lako i jep lamtumirën atij që e quan, ‘fytyra më e dashur e rinisë sime, zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur’.

“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë! Fytyra më e dashur e rinisë sime, zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur, shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mençur me qëndresën më fisnike. Zë kumbues, i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit, teatrit dhe i penës, i shokëve, i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, shkruan Lako.

Regjisori, Mevlan Shanaj fjalë zemre për ikjen e Rikard Ljarjas: Sot dhimbja ka emrin e tij

Pas lajmit se aktori i madh shqiptar, Rikard Ljarja u nda nga jeta, mesazhe prekëse vijnë nga kolegët e tij. Prekës është edhe dedikimi që miku i tij, regjisori Mevlan Shanaj, i bën Ljarjas, i cili thekson se sot dhimbja ka emrin e aktorit.

Shanaj thekson se regjisori i njohur do të kthehet në Shkodrën e jetës, qyteti ku ai u lind dhe tashmë do të prehet.

MESAZHI I SHANAJT
Ej sot iku RiKard Ljarja! Ej shqiptare dhimbja ka nje emer sot neser do quhet Rikard, emocioni ka emrin e tij, buzeqeshja eshte per te, liria ka dashurine ne zemren e tij, ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur, zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerine. Faleminderit
dashurise tende, ne tashme dime te vdesin te ndershem. dhuraten e ruajtur zemres tende sot e hodhe ne driten e arit per te pushtuar gjithesine? Drite paste emri vepra e shpirtit tend te bukur, me duar te dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Ju , si e do Shqiperia, Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen ne cdo familje per mje min heshtje. Le te kumbojne kembanat e zemrave per te. Lamtumire miku im! Qe mbete mik i shtrenjte!