To top
13 Jan

Ledion Liço, për të gjithë skeptikët, e nis mbarë spektaklin e BBV3!

Spektakli i madh dhe i shumëpritur “Big Brother VIP Albania” nisi mes zhurmës së madhe të largimit të Arbana Osmanit dhe rikthimit të Ledion Liços.  Ledion Liço u rikthye në ekran duke shkëlqyer, me një maturim, pjekurim, elegance, me doza humori dhe nje profesionalizëm që e karakterizon. Spektakli nisi me një mesazh nga Ledioni drejtuar skeptikëve.

“Yjet sonte zbresin në tokë dhe futen në shtëpi, njësoj si në shtëpitë tuaja rehatohuni, do të jetë një natë e gjatë plot me emocione. Përpara se të filloj dua t’ju marr disa sekonda për veten, unë jam një njeri që nuk flas për veten, por dua t’ju them dy fjali, koha në përgjithësi ose në të mirën e rasteve tregon çdo gjë.

Unë nuk dua të tregoj kush qysh pse, kush i tha kujt çfarë. Dua të falënderoj kohën dhe njerëzit që më dhanë mundësinë që pas 6 vitesh të rikthehem sërish në një skenë të madhe. Uroj të bëj krenar juve dhe ata që më bënë të prisni, unë jam Ledion Liço.

Për ju që më njihni e dinë se çfarë bëj, për ju të tjerët do të kalojmë bukur bashkë,” u shpreh moderatori.