To top
26 Tet

Llojet e trupave

Matni masën e pulsit tuaj të djathtë dhe pjesëtoni gjatësinë trupore tuajën me perimetrin e pulsit tuaj.
P. sh. 156 cm gjatësia pjesëtohet për 15.5 cm dhe del 10.06
Tipi Femrat Meshkujt
Tipo Longilineo (linja të holla) më shumë se 10.9 më shumë se 10.4
Tipo Normolineo (linja normale) ndërmjet 10.9 – 9.9 ndërmjet 10.4 – 9.6
Tipo Brevilineo (linja të mbushura) më pak se 9.9 më pak se 9.6
Klasifikimi shkencor i formës së përgjithshme të trupit është i përcaktuar nga kombinimi i karakteristikave të caktuara fizike. Genet përcaktojnë llojin e trupit dhe, në këtë mënyrë, formën e trupit që ju do të keni nga lindja e deri në moshën e rritur. Tipi i trupit kurrë nuk mund të ndryshohet, madje as nëpërmjet trajnimeve. Por nuk ka rëndësi se çfarë lloji trupi ju posedoni. Ju mund të humbni peshë relativisht shpejt me zgjedhjen e duhur të ushqimeve dhe me sekretet për të djegur dhjamin.
Tre llojet themelore të formave trupore
– Endomorf
– Ectomorf
– Mesomorf
Është e rëndësishme të theksohet se është shumë e rrallë për një individ të tregojë karakteristikat 100 për qind për llojin e trupit të tij. Te të gjithë shfaqen disa karakteristika nga çdo formë trupore, edhe pse një lloj zakonisht do të dominojë.
– Trupi Endomorf karakterizohet nga një trup me kocka, trung dhe kofshë të mëdha, fytyrë të rrumbullakët, si dhe karakterizohet nga një shkallë e lartë yndyre të natyrshme të trupit, veçanërisht rreth barkut. Endomorfet zakonisht luftojnë për ta kontrolluar peshën e tyre, për shkak të një ritmi të ngadaltë metabolik, ndryshe nga llojet e tjera të formave trupore. Për këtë arsye, një endomorf duhet të jetë i kujdesshëm në zgjedhjet e tij ushqimore. Trupat endomorf duhet të zgjedhin ushqime me kalori të ulët, në mënyrë që trupi t’i përdorë më shpejt këto. Humbja e peshës mund të bëhet më e lehtë, në qoftë se në dietën e tyre do të konsumojnë kryesisht
fruta dhe shumë perime. Karbohidratet komplekse mund të përfshihen, edhe pse në pjesë më të vogla për t’i mbajtur kaloritë nën kontroll. Proteinat në dietë duhet të vijnë nga ushqime të tilla si pulë pa dhjamë, gjel deti, peshk, tuna etj. Dieta tipike duhet të
përmbajë afërsisht: proteina 30 %, karbohidrate 60 % dhe 10 % yndyra. Një endomorf duhet të mbështetet në ushqime me kalori të ulët që të mund të treten në trup shpejt. Trupi i llojit endomorf mund të gjejë vështirësi në humbjen e peshës. Dieta e saktë dhe ushtrimet fizike për llojin e trupit endomorf lua jnë një rol të rëndësishëm në humbjen e peshës. Personazhe famoze me trup
endomorph janë: Jennifer Lopez, Beyonce, Shakira, Sofia Vergara, Marilyn Monroe, Oprah Winfrey, Sophia Loren, Queen Latifah, Kate Winslet, Rusell Crowe, John Goodman, Jack Black, Robin Williams, Danny DeVito.
– Trupat Mesomorf janë të prirë të kenë llojin më të mirë të trupit për kontrollin e peshës. Ata kanë një figurë natyrore, mbahen në formë perfekte, si rrjedhojë e metabolizmit të shpejtë. Secili ka potencial fizik për të zhvilluar formë të madhe trupore, kështu që nuk ka rëndësi se me çfarë lloj trupi ju keni lindur. Kjo është thjesht një rast në të cilin “rregulla të ndryshme” zbatohen për çdo lloj
trupi. Trupi Mesomorf karakterizohet nga shpatulla të gjerë, bel i ngushtë, muskuj të mëdhenj dhe metabolizëm të shpejtë, për shkak të sasisë të muskujve. Mashkulli mesomorf duket si një person me muskuj natyralë, me një fizik të rëndë dhe sportiv.
Trajnimi i trupit te trupi mesomorf nuk është i lehtë. Për këtë është e nevojshme pak kohë dhe përpjekje. Personazhe famoze me trup mezomorf janë: Arnold Schwarzenegger, Sylvester Stallone, George Clooney, Bruce Wills, Andre Agassi, Mark Wahlberg,
Sarah Jessica Parker, Tina Turner, Jerry Hall, Jennifer Garner, Angela Bassett, Gabrielle Reese, Anna Kournikova, Madonna, Yasmin le Bon, Gloria Estefan, Halle Berry
– Trupi Ectomorf karakterizohet nga një pamje e hollë dhe lineare. Ata shpesh posedojnë bel, ije dhe shpatulla të ngushta dhe kanë një përqindje të ulët yndyre, pak muskuj, metabolizëm ultra të shpejtë. Trupat Ectomorf, nëse janë të kënaqur me format e tyre trupore u nevojitet të shtojnë masën muskulore. Dieta për këta lloj trupash duhet të konsistojë në ushqime me vlera të mëdha ushqimore dhe
hiperkalorike. Duhet të konsumojnë sa më shumë arra, fara luledielli, fruta të thata dhe perime me përbërje niseshteje. Në qoftë se nuk arrini të fitoni peshë, një ide e mirë do të ishte një vizitë te mjeku, i cili do të zbulonte shkaktarët e mosshtimit në peshë. Ju mund të keni problem me hipertiroidizmin, për këtë përjetoni humbje peshe, nuk jeni në gjendje për të fituar peshë dhe jeni të prirë të jeni hiperaktivë dhe mjaft nervozë. Personazhe famoze me trup Ectomorf janë: Brad Pitt, Bruce Lee, Chris Rock, Toby Maguire,
Edward Norton, Kate Moss, Gisele Bündchen, Nadja Auermann, Audrey Hepburn, Thandie Newton, Cameron Diaz, Whitney Houston, Calista Flockhardt.