To top
20 Sht

“Macron flet çdo 90 minuta me gruan”/ Libri i veçantë

Një mik i presidentit të Francës, Emanuel Macron ka publikuar një biografi të tij dhe bashkëshortes Briggitte.

Gazetari francez Gaël Tchalkaloff, shok i ngushtë me Macron deri kur publikoi biografinë për presidentin e Francës dhe gruas së tij “As long as we are together”.

Libri që nuk është autorizuar ende përmban shprehje të thëna nga Macron dhe Brigitte, me çiftin që rrallëherë bën gjëra pa dijeninë e njëri-tjetrit.

Gazetari francez shkruan në libër se është i mahnitur nga dashuria e çiftit Macron dhe zbulon se presidenti francez e telefonin gruan çdo 90 minuta.

 

 

“Nuk shkon kurrë më shumë se 90 minuta pa folur në telefon me gruan e tij”, thotë Tchaakaloff për Macron.

“Ata e dinë agjendën e tyre. Ata e dinë minutë pas minute se çfarë po bën tjetri”, thuhet ndër të tjera në libër.