To top
10 Shk

Madonna reagon pas kritikave për pamjen e saj në Grammy

Shumë fansa shprehën në mediat sociale konfuzionin e tyre rreth paraqitjes së Madonna-s në ‘Grammys 2023’ të dielën. 64-vjeçarja doli në skenë për të prezantuar Kim Petras dhe Sam Smith për performancën e tyre “Unholy”.
Por, kishte diçka në fytyrën e saj që i futi fansat në mendime.

“Unë po përpiqem të injoroj faktin që Madonna ka një fytyrë krejtësisht të re.”, shkroi një fans në Twitter së bashku me një video meme ku Adele dukej e hutuar në një lojë basketbolli.

“Ç’ka ndodhur me fytyrën e Madonës?!”, ka shkruar dikush tjetër. “Madona duket mirë për moshën e saj… nëse mosha e saj është një vampir 2700 vjeçar, i cili ha foshnjat dhe kafshët e vogla të gjalla”, ka shkruar dikush tjetër. “A është nominuar Madonna për ‘Fytyrën më të mirë të re’ në çmimet Grammy të këtij viti?”- u tall dikush.

 

“Çfarë formule magjike u përdor për të krijuar fytyrën e re të #Madonës? Jam shumë i hutuar,” shkroi dikush tjetër së bashku me një gif me ekuacione të ndryshme matematikore. Së fundmi, ylli i muzikës pop ka reaguar lidhur me kritikat për dukjen e ‘çuditshme’.

 

64-vjeçarja me anë të një shkrimi të gjatë në Instagram u shpreh: “Ishte një nder për mua të prezantoja Kim Petras dhe Sam Smith në Grammy. Në vend që të përqendrohesha në atë që thashë në fjalimin tim, i cili kishte të bënte me falenderimin për frikën e artistëve si Sam dhe Kim shumë njerëz zgjodhën të flisnin vetëm për fotot e mia nga afër të realizuara me një kamerë me lente të gjata nga një fotograf shtypi që do të shtrembëroj fytyrën e kujtdo! Edhe një herë jam kapur në shkëlqimin e moshës dhe mizogjinisë që përshkon botën në të cilën jetojmë. Një botë që refuzon të festojë gratë që kanë kaluar moshën 45 vjeçe dhe ndjen nevojën për ta ndëshkuar nëse ajo vazhdon të jetë me vullnet të fortë, punëtore dhe aventuriere. Nuk kam kërkuar kurrë falje për asnjë nga zgjedhjet krijuese që kam bërë, as për mënyrën se si dukem apo vishem dhe nuk do të filloj. Unë kam qenë e degraduar nga media që në fillimet e karrierës sime, por e kuptoj që e gjithë kjo është një provë dhe jam e lumtur të bëj rrugën e duhur në mënyrë që të gjitha gratë pas meje ta kenë më të lehtë në vitet në vijim. Me fjalët e Beyonce them se: “Ti nuk do të më thyesh shpirtin”. Pres me padurim edhe shumë vite të tjera sjelljeje subversive duke shtyrë kufijtë, të qëndroj në këmbë ndaj patriarkatit dhe mbi të gjitha të shijoj jetën time.”