To top
13 Jan

Mbi 50 mijë euro, kjo veshje e përditshme e këngëtares shqiptare kap shifrën marramendëse

Përveç projekteve, thashethemeve nga jeta personale, publiku ka interes dhe për veshjet e “kripura” të vip-ave.

Së fundmi ka qenë këngëtarja Kida ajo e cila po bën bujë në mediat rozë për çmimet e “çmendura” të veshjeve të saj.

Ka qenë faqja “shqip closet” që i ka bërë një llogari një veshje të përditshme të Kidës që kap shifrën e 50 950 euro.

Një nga një, Kida ka veshur një xhaketë të markës “Louis Vuitton” që kushton 6 mijë euro.

Vathët e saj janë të firmës “Cartier” dhe kushtojnë 380 euro, derisa edhe unaza që ka vënë është e po kësaj firme, por që kushton shumë më shtrenjtë, saktësisht 1 mijë e 920 euro.

Në këtë foto, Kida mban edhe një orë Rolex, vlera e së cilës sillet mbi 31 mijë euro.

Luksoze është edhe çana e këngëtares,e cila i përket firmës  “Hermes Kelly” dhe kushton plot 11 mijë euro.