To top
7 Dhj

Më mirë një letër higjienike se sa pyetje injorante’, Fituesi i Nobelit Peter Handke nuk pranon të komentojë polemikat

Laureati i çmimit nobel për letërsinë Peter Handke hodhi u tall me pyetjet në lidhje me mbështetjen e tij për regjimin gjenocidial të Slobodan Milošević në një konferencë për shtyp të premten, duke u thënë gazetarëve të mbledhur se nuk ishte momenti për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre “injorante”.

I pyetur në lidhje me protestat e planifikuara javën e ardhshme, Handke rikujtoi një vizitë në Norvegji në vitin 2014, kur ai fitoi çmimin Ibsen. “Kishte shumë protesta kur shkova në Teatrin Kombëtar të Oslos. Shumë thirrje të tipit ‘fashist, fashist’. Doja të bisedoja me këto zonja dhe zotërinj, por ata nuk donin të flisnin me mua, “tha ai. Në fjalën e tij duke pranuar atë çmim, ai u tha kritikëve të tij: “Shkoni në ferr, ku jeni tashmë”.