To top
9 Kor

Mediat huaja: Këngëtarja shqiptare dhe nëna e saj duken si motra…!

Rita Ora ka shfaqur linjat e saj të pabesueshme në bikini të zeza, së bashku me nënën, Verën, në Monako.

Mediat britanike shkruajnë se Rita Ora e Vera Ora duken si motra, jo si nënë e bijë. Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka promovuar muzikën e saj në muajt e fundit në mbarë botën.

Megjithatë, Rita siguroi që të merrte disa pushime shumë të nevojshme krahas nënës së saj dhe babait të saj.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” arriti së fundi në Rivierën Franceze me avion privat për të kaluar çaste të bukura me familjen, ndërsa nuk përtoi të shtyjë babanë e saj Besnikun në pishinë, në një moment të paharrueshëm.