To top
22 Pri

Meghan Markle zbulon se kush nga familja mbretërore bëri komente raciste ndaj djalit të saj

Meghan Markle thuhet se ka zbuluar se kush bëri komente raciste ndaj djalit të saj, Archie, në një letër të vitit 2021 drejtuar mbretit Charles III. Vetëm disa ditë pasi u njoftua se Markle nuk do të merrte pjesë në kurorëzimin e Charles më 6 maj, u raportua se ajo kishte shprehur shqetësimet e saj për paragjykimet dhe racizmin në familjen mbretërore në një letër drejtuar mbretit, raporton ‘Telegraph’.

Një burim konfirmoi për ‘Page Six’: “Po, kishte korrespondencë, kishte letra të dërguara nga Dukesha e Sussex-it drejtuar mbretit. Por ajo ka ecur para, kjo ka ndodhur dy vjet më parë, nuk ka të bëjë fare me vendimin e saj për të mos marrë pjesë në kurorëzim,” theksoi burimi. Megjithatë, raporti do të jetë jashtëzakonisht i sikletshëm për familjen mbretërore, ndërsa Charles, 74 vjeç dhe Mbretëresha Camilla përgatiten të kurorëzohen para një auditori global.

Sipas gazetës, shënimet u dërguan pas intervistës me Oprah Winfrey në marsi 2021, në të cilën Markle pretendoi se një anëtar i familjes mbretërore kishte spekuluar për ngjyrën e lëkurës së djalit të saj kur ajo ishte shtatzënë. Në letrën e saj, Meghan ka zbuluar emrin e anëtarit të familjes mbretërore që dyshohet se ka bërë komentin. Në kohën e intervistës, të brendshëm të pallatit informuan se nuk ishte as mbretëresha Elizabeth II dhe as Princi Phillip.

Libri i Christopher Andersen “Brothers And Wives: Inside The Private Lives of William, Kate, Harry and Meghan” në fakt thotë se ishte Charles si ai që vuri në pikëpyetje tonin e lëkurës së Archie, por kjo nuk është provuar kurrë. Sipas ‘Telegraph’, si Charles ashtu edhe Markle “pranuan se komenti në fjalë nuk ishte bërë me keqdashje”.

Ndërsa promovonte librin e tij, “Spare”, Harry tha se ai kurrë nuk e akuzoi familjen mbretërore për racizëm, por tha se ata ishin fajtorë për “paragjykim të pavetëdijshëm”. Për më tepër, ‘Telegraph’ raportoi se Markle ende ndjen se shqetësimet që kishte ndërsa jetonte pas mureve të pallatit – që e bënë atë të mendonte vetëvrasjen- ende nuk janë zgjidhur.