To top
28 Maj

Megi Topalli, mes Parisit dhe Tiranës

 

IMG_3392-Edit-Edit-Edit Megi Topalli është një prej të rinjve qe ka studiuar në një nga shkollat më të rëndësishme në Francë për ekonomi, në Strasburg, “Université de Strasbourg”, (ëndërr e mjaft të rinjve francezë), ka vijuar master në, Paris, në “Université de Dauphine”, dhe aktualisht është duke ndjekur doktoraturën në Nancy, “Université de Lorraine”. Megi është vajza  e politikanes së njohur, Jozefina Topalli dhe duket se trashëgon shumë nga karakteri dhe pamja fizike. Megi është sistematike, kurajoze, racionale dhe tepër realiste në ato që shpreh dhe mendon. Ka marrë nga të dy prindërit, e duket se shumë veti njerëzore i trashëgon nga nëna e saj. Është e çiltër, e sinqertë,  tepër e dashur dhe shumë patriote. Vishet thjesht, bukur dhe me klas, e në takimin tonë është tejet e përpiktë. Ka marrë shumë nga kultura franceze, në të veshur dhe në të shprehur. Ndryshon shumë nga bashkmoshtaret e saj. Prej pak vitesh ajo punon në një nga institucionet më të rëndësishme bankare në vend, me tepër seriozitet përgjegjshmëri dhe gjithnjë kërkuese ndaj vetes. Është e ndjeshme dhe tepër diskrete kur e pyesim rreth jetës private. “ Ka disa gjëra që unë  i kam tepër të veçanta. Gjërat private i kam shumë të shtrenjta. Janë  shumë të rëndësishme për t’i thënë në publik”, më pohon bindshëm”. Por gjithsesi në këtë numër reviste kemi preferuar të sjellim një Megi ndryshe, një Megi të sakrificës dhe mundit të saj. Anën e saj, akademike, patriotike dhe humane si një e re që braktis Francën për Tiranën. Në një intervistë për “elite”, Megi sjellë momentin kur vendosi të largohej nga Shqipëria, Universitetin dhe studimet prej gjashtë vitesh dhe impenjimet e saj së fundmi, por nuk mund të anashkalojë dhe një opinion të sajin mbi realitetin që na rrethon…

Megi edhe ju  ashtu si pak të rinj keni pasur fatin dhe mundësinë të studioni në një nga vendet më të lakmuara dhe shkollat më prestigjioze në Paris, mund të më thoni si u vendosët aty dhe përse kjo zgjedhje?

Për fat në dy dekadat e fundit ka një numër shumë të madh të të rinjve shqiptarë që studiojnë jashtë. Është një numër shumë i madh që studiojnë kryesisht në Itali, por gjithashtu në Austri, Hollandë, Gjermani, Angli, SHBA dhe kudo. Familjet shqiptare investojnë çdo gjë tek shkollimi i fëmijve të tyre, ata e konsiderojnë gjënë dhe suskesin më të rëndësisshëm të jetës së tyre, krijimin e mundësisë që fëmijët e tyre të studiojnë në univeristetet më të mira. Dhe po aq e vertetë është që studentët shqiptar shkëlqejnë në jo pak raste në universitetet ku ato studiojnë. Unë jam një ndër ato, një ndër dhjetra mijëra shqiptar. Zgjodha Francën, si një mundësi për të mësuar një gjuhë të huaj, duke marr parasysh faktin që në atë kohë dija shumë pak frengjisht, dhe një kulturë ndryshe. Sistemi arsimor në Francë është një sistem liberal, dhe në shkolla publike, ku unë u pranova, taksa e regjistrimit ishte simbolike, shumë më lirë nga çfarë është në Shqipëri. Dhe mua më vjen shumë keq që taksat për fëmijët shqiptar për tu shkolluar janë aq të larta, në vendin më të varfër ku dhe shkollat  lenë shumë për të dëshiruar. Më duket e padrejtë dhe në fakt mendoj se është e papranueshme.

 

 

Në takimin tonë mu shprehët se aty është shumë e vështirë të pranohesh mund të më thoni cilat janë kriteret dhe nga vinin studentët e përzgjedhur?

megi +

Pasi mbarova 3 vjeçarin në Strasburg, i vura vetes një qëllim. Synoja të pranohesha në atë që ishte një universitet që dhe francezët e kanë ëndërr. Ditën që më erdhi lajmi që isha pranuar dhe do isha dhe unë një ndër studentët e atij universiteti ishte ndër ditët më të bukura dhe një shpërblim i mrekullueshëm për mundin e shkollës gjatë viteve të kaluara.

(vijon e plote ne print )