To top
14 Kor

Merita Rexha Tërshana, rrëfimi i pianistes

cover prill - CopyMerita Rexha Tërshana, është një prej pianisteve të rralla shqiptare e cila, që duket se do të lërë gjurmë në historinë e pianos. Tepër kërkuese, serioze, ambicioze, këmbëngulëse ndaj vetes dhe brezave të rinj, një pjesë e mirë e ditës së saj i dedikohet këtij insrumenti muzikor kaq elitarë, sic është piano. Jo me kot artistia Tërshana në karrierën e saj numëron mjaft koncerte brenda dhe jashtë vendit.

 

Mësimet e para i ka marrë që në moshë të vogël, pa iu ndalur aspak kësaj vegle muzikore. Edhe pse profesioni i pianos, konsiderohet më së shumti profesion për meshkujt, duket se artistja i ka kushtuar mjaft mund dhe punë këtij profesioni sa të bukur dhe të vështirë. Duket që dashuria për këtë vegël muzikore ka lindur që herët tek artistja. E takojmë një ditë të bukur marsi në ambjentet e madhështore dhe të bukura të Akademisë së Arteve. Komunikon lirshëm me studentët dhe ka një raport sa miqësor dhe autoritar, me to. Na tërheq vëmendjen tek përshëndetet me ta gjatë korridoreve e vëmendja na shkon tek dlirësia e saj. Sot është një ditë e veçantë për të, madje edhe më tepër impenjuese. Revista “Elite” e ka përzgjedhur si personazh kopertine.

 

Kumtojmë se ka përzgjedhur disa veshje, që i shkojnë tipit, stilit dhe karakterit të saj, veshje këto te përzegjura nga garderoba private. (Duket që është një zonjë me shumë shije, e ndërsa nuk i mungon sharmi dhe fisnikëria, (të themi të vërtetën janë të pakta zonja  që e kanë) dhe Meritës i lexohen shumë lehtë këto karakteristika.

Ajo dhe familja e saj kanë preferuar të rrinë në atë diskretin e tyre. Kjo për shkak të ruajtjes së privatësisë. Prej vitesh është e martuar me një nga emrat e njohur në qarqet elitare në Tiranë, Renis Tërshanën. Ndryshe nga Merita e cila ka studiuar artet, duket se ai është një mbështetës dhe artëdashës, edhe pse i takon një fushe tjetër. Merita thotë se janë njohur vite më parë tepër të rinj, në ambiente dhe shoqëri të përbashkëta. Sot kanë tre fëmijë të mrekullueshëm Lisja e cila sapo ka nisur studimet në Gjermani dhe duket se është larguar disi nga familja por qëndrojnë shumë të lidhur… (vijon e plote ne numrin prill  2016)