To top
7 Dhj

Merkel lëshon CDU-në. Annegret Kramp-Karrenbauer, pasuese e Merkel

Annegret Kramp-Karrenbauer është kryetare e re CDU-së. Ajo mori 51 përqind të votave në kongresin e Hamburgut të CDU-së. Para votimit ajo u tha delegatëve se ka personalitetin e vet dhe nuk është një “mini Merkel”.Pas 18 vitesh në krye të CDU-së, Angela Merkel u tërhoq! Politikani i financave, Friedrich Merz; sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer; si dhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ishin në garë për ta zëvendësuar atë në postin e kryetarit të CDU-së.

Të tre ata kanë përfunduar fushatën në të gjithë vendin, e janë prezantuar në konferencat rajonale të CDU-së me temat kryesore të përzgjedhura prej tyre; emigracionin dhe Bashkimin Europian. Delegatët votuan dje në Kongresin e CDU-së në Hamburg për kryetarin e ri.

Friedrich Merz festoi  rikthimin në politikë. Deri në vitin 2002, ai drejtonte grupin parlamentar të kristiandemokratëve në Bundestag, ndërsa Merkel e pretendonte për vete këtë post.

I zhgënjyer, ai u largua nga politika dhe vazhdoi karrierën në ekonominë e financave. Tani, ai është pozicionuar si përfaqësues i vijës së fortë, por pa rezultat.

Jens Spahn ishte kandidati më i ri, që konsiderohej krejt ndryshe ndër kandidatët e tjerë. Në sondazhe ai u rendit fare poshtë. Ministri i Shëndetësisë konsiderohet si kundërshtar i politikës së Merkelit ndaj refugjatëve dhe mbështetës i temave klasike konservatore.

Favoritja e Merkelit, ndërkohë, ishte padyshim një femër; Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ashtu qelloi. Ajo u konsiderua si e besuara e Kancelares dhe kishte pozicione të ngjashme si ajo. Ishte Kongresi i partisë ai që vendosi.

Friedrich Merz është ajo që do të jetë në krye të CDU-së, si dhe ka edhe mundësitë më të mira për të qenë kancelarja e ardhshme, sepse Angela Merkel ka deklaruar se nuk do të rikandidojë më në vitin 2021.