To top
8 Dhj

Mimoza Hajdarmataj deputetja e Bjeshkëve

Shumë e njohin Mimoza Hajdarmataj si një demokrate e flaktë, një tropojane që mbron dhe promovon zonën e saj, por edhe si një qytetare e thjeshtë që u gjendet njerëzve në nevojë pranë për çdo problem.

Në një rrëfim për revistën “Elite”, deputetja e Partisë Demokratike, e vetmja femër përfaqësuese në Kuvend për qarkun e Kukësit tregon më shumë për jetën jashtë politikës si dhe vështirësitë që hasin femrat në vendimmarrje të rëndësishme, siç janë hartimi dhe miratimi i ligjeve që më pas do të zbatohen nga të gjithë.

Kur e pyesim për të folur për veten dhe familjen jashtë politikës, rrëfimin e nis me një shprehje që shpesh herë kryeministri Edi Rama ua ka vënë në dukje deputetëve të Veriut. “Jam një malësore alpine”, thotë Hajdarmataj, nëna  e dy fëmijëve të rritur dhe bashkëshortja e një ish- zyrtari në administratën në vend. Ajo ka lindur në vitin 1969 në Tropojë, ka qenë pjesëmarrëse në Lëvizjen Studentore dhe anëtare e Grupimit “ Dhjetor  90-të”, dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen “ PISHTAR I DEMOKRACISE”, “Për ndihmesën e çmuar në ndërtimin, konsolidimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë në Shqipëri”.

 

13633229_1391014037592054_488711060_oMimoza ka arritur që të mposhtë mentalitetin në zonën e saj, Tropojë dhe rrethina e të fitojë besimin e tyre dhe të kolegëve të djathtë për të hyrë në ‘Tempullin e Demokracisë”, por siç thotë ajo asgjë s`do të ishte e mundur nëse nuk do të kishte përkrahjen e bashkëshortit apo dhe pranimin nga ana e fëmijëve të një sakrifice të kohës që më parë e shijonte me ta. Teksa e pyesim për përfaqësimin e grave në politikë, ajo thotë se ka ende shumë për të bërë në mënyrë të tillë që palët në politikë të mos shikojnë thjesht kuotën gjinore të përfaqësimit të tyre, por të vlerësojnë figurat e shkolluara dhe intelektualet në vend. Kritikat i nis nga vetë familja e saj politike, Partia Demokratike, në të cilët duhet të lobohet fort që në anëtarësimet e partisë e më pas fytjes së grave në politikë. Mimoza ndalet edhe në situatën politike e atë çfarë duhet të bëjë më shumë kjo qeveri.

Pikërisht në premtimet që duhet të mbajë qeveria e ardhur në pushtet në 2013-ën është dhe investimi më i madh në zonën turistike në Tropojë, e lënë disi jash vëmendjes kohët e fundit, për të cilën deputetja nuk ngurron ta promovojë në çdo hapësirë të mundshme.

 

 

 

Të gjithë ju njohim si deputeten e vetme femër të Qarkut Kukës që në të vërtet gjithmonë është dominuar nga deputetë meshkuj, por kush është përtej këtij pozicioni Mimoza Hajdarmataj?                                             

 

Jam një malësore, “alpine” siç na cilëson Rama , në tërë kuptimin e kësaj fjale, këmbëngulëse, luftarake, dhe me shumë vullnet për të arritur atë që mendoj se është më e mira dhe e drejta për mua dhe njerëzit që përfaqësoj.  Dashuroj shumë vendin ku kam lindur dhe kam kaluar vitet  më me emocion e përkushtim  të rinisë sime të hershme, Tropojën. Përpiqem të mbaj fort traditën, lidhjet miqësore e njohjet e mia shoqërore përveç impenjimeve të shumta politike me Tropojën si dhe pothuajse çdo javë në tryezën time familjare nuk mungojnë ushqimet e zonës.Përsa i përket jetës sime personale përveç angazhimeve politike, unë e shoh veten të lidhur fort me familjen time, me prindërit e mi, dhe bëj gjithçka për ta me shumë pasion. Por i dedikoj vëmendje dhe ish kolegëve që kam patur gjatë  karrierës time, shoqërisë dhe njerëzve në nevojë në zonë.

 

 Sa e vështire ka qenëpër ju për të bindur elektoratin në Tropojë që të votojnë për një grua për ti përfaqësuar në Parlament dhe a keni arritur që besimin e fituar prej tyre t’ua shpërbleni?

 

13082639_1331864593506999_2338743511729673592_nE para më duhet të sqaroj se unë jam deputete prej më se një viti nga zhvendosja e listës emërore të Partisë Demokratike, pasi plotësoj mandatin e kolegut tim Besnik Dusha. Ai  drejton bashkinë e Tropojës, pasi fitoi zgjedhjet lokale të 2015, ku unë isha e angazhuar maskinalishtçdo ditë në Tropojë për të kontribuar në vazhdimësinë e fitores së  PD në Tropojë. Tropoja ka një komunitet dhe njerëz intelektualë  që e vlerësojnë shumë rolin e gruas në shoqëri dhe unë kam patur fatin të kem mbështetjen e këtij komuniteti prej vitesh. Sigurisht të jep shumë dorë fakti që unë vitet e rinisë i kam kaluar atje dhe lidhjet  familjare, farefisnore e shoqërore  janë forcuar gjatë viteve. Kur jam në Tropojë e ndjej veten plotësisht në shtëpinë time. Përtej statusit dhe detyrimeve që lidhen me përfaqësimin e zonës në çdo aspekt, personalisht gjykoj që çelësi i suksesit për çdo deputet është bashkëbisedimi, të dëgjuarit e halleve të çdo banori dhe më pas  të puqesh për zgjidhjen e problemeve, aty ku ka hapësirë dhe mundësi ndërhyje. Këtë përpiqem të bëj çdo ditë.  Ka vështirësi, vetëkuptohet, sidomos me këtë keqqeverisje dhe arrogancë shtetërore.

 

Çdo të thotë për ju të jeni deputetë dhe si ndihet familja juaj, iu përkrah në çdo qëndrim të partisë që përfaqësoni?

 

Kurorëzimi i një karriere 25 vjeçare me hyrjen si deputete në Tempullin e Demokracisë, Parlament  është nder dhe krenari jo vetëm për mua por edhe për rrethin tim familjar dhe miqësor, të cilët janë mbështetësit dhe përkrahësit e mi kryesor.

 

Ju kemi parë që një pjesë e madhe e postimeve në profilet zyrtare në rrjetet sociale i dedikohen edhe familjes, çfarë vlere ka kjo pjesë për ju?     

 

Familja është ambienti ku ti rritesh çdo ditë si karakter, qoftë si nënë, si bashkëshorte dhe në karrierë. Mbështetja dhe dashuria e tyre pa kushte është frymëzimi dhe motivi që më çon çdo ditë përpara me shpresë. Bashkëshorti është këshilluesi dhe kritiku im më i ftohtë njëherësh dhe bashkëpunëtori im më i ngushtë në terren. Më jep krahë edhe fakti se është tropojan e disa probleme dhe karakteret e njerëzve në zonë i njeh më mirë se unë. Por politika është një fushë që të merr shumë kohë dhe koston më të madhe e paguajnë fëmijët e mi, të cilët nuk u gjindem  shumë pranë, kur ata kanë nevojë. Gjithsesi përpiqem për të krijuar një ekuilibër.

 

Sa kohë shpenzoni për jetën jashtë politikës?
11217525_1196478020378991_9054154068242765329_nRelativisht pak sepse fundjavën jam gjithmonë në zonë, ka edhe shpesh rasteve gjatë javës ku detyrohem të shkoj në Tropojë për projekte dhe takime. Nga ana tjetër angazhimi  në bazë me strukturat edhe këtu në Tiranë merr kohë të shumtë.

 

A ndihet gjinia femërore e përfaqësuar në institucionin ligjvënës dhe a duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim, le të themi të zbatohet e njëjta formule përfaqësimi si në pushtetin vendor?     

 

Unë gjithnjë e më tepër  e shoh çështjen e përfaqësimit femëror në politikë si një sfidë shoqërore, më tepër se politike. Është pikësëpari dhe pasojë e një edukimi shumë të cunguar që ne vazhdojmë të kemi në familjet tona për rolin e rëndësishëm që duhet të ketë gruaja në jetën e një shteti. Por më tepër se të merremi e të akuzojmë apo të kërkojmë ndihmë burrave, ne vetë duhet të angazhohemi më shumë  në fushata ndërgjegjësuese dhe nisma konkrete për të drejtat tona,  duhet të nxjerrim më shumë në pah aftësitë dhe cilësitë. Ne duhet të bindim shoqërinë dhe politikën se Shqipëria është më e jetueshme nëse ka gra të afta e me integritet në qeveri, parlament, bashki, këshilla bashkiakë biznes, institucione e sektorë të ndryshëm. Por kjo është sfidë që nuk fitohet me akuza të ndërsjella mes burrave dhe grave, por me punë. Vitet e fundit fatkeqësisht gratë në qeveri, parlament dhe në drejtimin e institucioneve të rëndësishme po përdoren vetëm për imazh nga Edi Rama sepse ato janë kthyer në ushtare të shërbimit dhe  nënshtrimit ndaj kryeministrit. Është e pafalshme që ato rrinë të heshtura dhe nuk ngrenë zërin kur ndodhin skandale të mëdha me dhunën ndaj grave, papunësisë dhe skamjes së tyre, vetëvrasjet e tyre nga varfëria, cenimin e të drejtave të grave dhe vajzave  dhe cënimit të të miturve. Në këtë rast shoqëria krijon mllef të madh  ndaj grave me pushtet dhe kjo situatë krijon kosto të rënda  për kauzën e promovimit të femrës në politikë. Përsa i përket shtëpisë sime politike, PD , mendoj se ka ende probleme mentaliteti për përfaqësimin e grave, sigurisht brenda ka edhe luftë bërrylash si në çdo profesion tjetër apo  mosbesim. Dhe në këtë pikë me koleget e mia deputete dhe në forumet e PD them se duhet të lobojmë më fort pranë kryetarit Basha, forumeve  dhe anëtarësisë pra bazës së PD, por edhe elektoratit në tërësi, për t’i bindur për fuqinë, moralin dhe aftësitë e grave dhe vajzave. Shqiptarët nuk kanë nevojë të shohin gra në parlament e qeveri, thjesht  që të plotësojnë detyrimin e kuotës gjinore, por të zgjidhen gra që mund të jenë figura të pastra politike, intelektuale dhe vlera shoqërore.

13178567_1348615721831886_834809754577703441_n
Ju vini nga një vend i bukur malor, një zonë e rralle turistike për vlerat kulturore që mbart, të cilat ju shpesh i vini ne dukje, çfarë mund të na thoni më shumë rreth Tropojës? Çfarë i mungon këtij vendi?               

 

Po, Tropoja në vlerësimin e shumë ekspertëve të turizmit malor mund të konsiderohet përfundimisht një destinacion kyç i turizmit malor jo vetë në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin.  Valbona, Bjeshkët e shumta, Nikaj, Mërturi janë me të vërtetë një mrekulli e Zotit, një muze i gjallë i natyrës, ku ti merr mbresa të pashlyeshme në çdo kilometër, gjen relieve të ruajtura shumë mirë falë shpirtgjerësisë dhe fanatizmit të banorëve për dashurinë ndaj natyrës. Mbi të gjitha vetë lumi i Valbonës është unik në Ballkan për ngjyrën e kaltër dhe kthjelltësinë që ai ka , si dhe gurët shkëmborë që të krijojnë idenë e pamjeve filmike.

13582359_1383292868364171_1853950924_o

-Pse duhet të vizitojmë Tropojën dhe a mjaftohet me kaq ne aspektin e investimeve nga pushteti qendror?

 

Mendoj se Tropoja duhet vizituar jo vetëm për një gërshetim të jashtëzakonshëm të natyrës , maleve, alpeve , livadheve, luleve dhe gjelbërimit , por dhe një sërë elementësh si ushqimet bio, mikpritja tipike shqiptare, për tu njohur më nga afër pa paragjykime me malësorët dhe sjelljen e tyre me maturi. Nga ana tjetër në Tropojë zhvillohen dhe aktivitete të ndryshme për promovimin e turizmit dhe artit tradicional si sofra dardane, panaire, festivali bjeshkëve, dita e gështenjës etj. Ardhja në Tropojë është po aq e rëndësishme sa pushimet në Rivierën e jugut, në fund të fundit për të kuptuar se veriu dhe jugu janë dy anët e pazëvendësueshme të medaljes së Shqipërisë  turistike.