To top
5 Jan

Ministrat raportojnë te Rama punën e vitit që lamë pas

Kryeministri Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat e kabinetit qveritar. Mbledhja është zhvilluar te Vila 30, në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se në fokus të këtij takimi të parë për këtë vit me anëtarët e kabinetit ka qenë raportimi i punës një vjeçare të ministrave por dhe objektivave të secilit sektor për 300 ditët e ardhshme.

Vetë kreu i qeverisë postoi një foto të shkreput pak përpara nisjes së takimit:

“Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit,” e përshkroi Rama.