To top
28 Kor

Ministri i Brendshëm promovon librin, fton Metën, mungon Rama

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka prezantuar sot pasdite librin e tij ‘Ngritja dhe rënia e Shtetit Islamik’.

Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Ilir Meta, kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, ministri teknik i Drejtësisë, drejtori i policisë Tiranë dhe disa zyrtarë të tjerë. Ndërkohë ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë, Haki Cako.

Nuk dihet nëse ka patur një ftesë edhe për të, por e sigurt është marrëdhënia jo e mirë që Rama ka me Demirajn, para dhe pasi ai u bë ministër.

Kujtojmë para disa ditësh kur Rama mblodhi në Kryeministri task forcën për luftën kundër kanabisit, por që nuk kishte thirrur në takim ministrin e Brendshëm.