To top
21 Pri

Mishi i këtyre minjëve është më i preferuari i kinëzëve dhe ka vlera të shumta ushqyese

Për shumë njerëz, minjtë janë mysafirë të padëshiruar në shtëpi. Por në Kinë, ata mund të jenë një nga ushqimet më të pëlyqera në tryezat e ngrënies.

Minjtë bambu, një transportues i mundshëm i koronavirusit, kanë qenë një nga ushqimet më të kërkuara me shekuj dhe përmbajnë vlera të shumta ushqyese.

Dhjetëra mijëra fermerë i ishin përkushtuar rritjes së tyre, ndërsa kuzhinierët i gatuanin në dhjetëra mënyra deri sa pandemia e koronavirusit ndaloi tregun e tyre.

Minjtë bambu mund të peshojnë deri në pesë kilogram dhe 45 centimetra të gjatë.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mishi i tyre mund të detoksifikojë trupin e një personi dhe të përmirësojë funksionet e stomakut dhe shpretkës.

Përfitimet e dukshme shëndetësore janë regjistruar në enciklopedinë e lashtë mjekësore kineze Ben Cao Gang Mu, e shkruar nga farmakologu dhe mjeku i njohur Li Shizhen në shekullin e 16-të.

Libri i përshkruan minjtë bambu  si ‘brejtës me madhësi lepuri që shumë njerëz i hanë dhe i shijojnë si rosat’.

Fermerët kinezë filluan të zbusin këta brejtës në vitin 1990 dhe avash avash ata u bënë si një nga ushqimet më të preferuara për të gjithë.