To top
22 Tet

Mjeku Onkolog: Trajtimi i kancerit kërkon bashkëpunim dhe punë në grup

Drejtuesi teknik i Onkologjikut Helidon Nina, në takimin e zhvilluar në ambientet e QSUT-së, kundër kancerit të gjirit u shpreh se pavarësisht arritjeve, në Onkologjika ka edhe disa mangësi.

Gjatë fjalës së tij, ai ngriti disa çështje për të cilat theksoi se duhen trajtuar me vëmendje. Helidon Nina kërkoi kryerjen e e analizës së imunohistokimisë që është esenciale për vendosjen e diagnozës dhe shërben për të gjithë pacientët edhe pas operacionit.

Po ashtu shtoi se të gjitha kërkesat që sipas tij i shërbejnë përmirësimit të shërbimit ia ka dërguar edhe ministres së Shëndetësisë ,Ogerta Manastirliu.

“Pavarësisht arritjeve puna në onkologjik çalon në disa drejtime ku një nga pikat që ju kërkoj drejtpërdrejt është kryerja e analizës së imunohistokimisë që është esenciale për vendosjen e diagnozës dhe shërben për të gjithë pacientët edhe pas operacionit. Shumë herë vendoset trajtimi pa kryer këtë analizë themelore. Në asnjë vend të botës nuk ndodh. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm ndaj operatorëve farmaceutikë që vetëofrohen me kura të reja dhe të tregojmë maturi. Trajtimi i kancerit kërkon një bashkëpunim dhe punë në grup. Theksoj se a mungesa edhe në personel siç është mungesa e gjenetististit,  psikologu etj. Kërkesat që i shërbejnë përmirësimit të shërbimit ia kam dërguar edhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu”, tha ai.