To top
24 Gus

Navalny është helmuar, por është jashtë rrezikut për jetën

Spitali i Berlinit që po trajton liderin opozitar rus Aleksei Navalny, ka konfirmuar se ai është helmuar.

Sipas Reuters, spitali konfirmon se provat klinike sugjerojnë një problem në organizëm, shkaktuar përmes një substance, që i përket grupit të frenuesve të kolinterazës.

Ai ka dalë nga rreziku për jetën.

Alexei u ndje keq gjatë një fluturimi dhe avioni bëri ulje të detyruar. Stafi i tij dyshoi që në fillim për një helmim në filxhanin e cajit, në aeroport.