To top
29 Maj

Ndryshime në qeverinë Rama 3, ikin dy zëvendës ministra. Ja detyrat që marrin

Dy zëvendës ministra në kabinetin Rama 3, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci.

Dy zëvendës ministrat në Ministrinë e Jashtme jane Besart Kadia dhe Artemis Malo qe do të largohen nga detyra në këtë dikaster për tu emëruar ambasadorë.

Sipas vendimit të qeverisë Besart Kadia është larguar nga posti i zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme dhe është emëruar ambasador në Azerbajxhan.

Ndërsa Artemis Malo, nga zëvendës ministre e Jashtme është emëruar ambasadore në Kanada. Nderkohe edhe Tonin Gjuraj rikthehet nga bota e Akademisë në shërbimin diplomatik si ambasador në Kroaci.