To top
14 Nën

Në dasmën e së bijës, Trump pozon me bashkëshortet

Donald Trump dhe ish-partnerja e tij Marla Maples u panë shumë të përzemërt në dasmën e vajzës së tyre Tiffany Trump.

Madje, ish-presidenti amerikan pozoi i buzëqeshur së bashku me ish-bashkëshorten e tij dhe gruan aktuale, Melania Trump, përpara dasmës.

Po ashtu, një ditë para dasmës, Tiffany dhe Donald u fotografuan duke praktikuar ecjen e tyre në altar së bashku.

Maples, nga ana e saj, dukej e emocionuar që fëmija i saj i vetëm do të kurorëzohej me martesë.

Maples u martua me Donald Trump në dhjetor 1993, dy muaj pasi lindi Tiffany.

Lidhja e ish-çiftit pati një fillim të diskutueshëm kur ata u takuan gjatë një ngjarje bamirësie në vitin 1985, ndërsa manjati i pasurive të patundshme ishte ende i martuar me gruan e tij të parë, Ivana Trump.

Martesa e Donald dhe Maples mori fund në maj 1997, dhe në vitin 1999, divorci përfundoi me një marrëveshje prej 2 milionë dollarësh për aktoren.