To top
7 Kor

“Nikol”, një emër që duhet t’i besoni!

“Kompania Nikol” është themeluar në prill të vitit 2002. Qysh prej fillimit kompania “Nikol” ka arritur të sjellë për klientët e kryeqytetit por edhe më gjerë, eksluzivisht firmat e mirënjohura ndërkombëtare si “Carven Paris” dhe “Viopros”.

Një vit më pas, gamës së gjerë iu shtua dhe firma franceze “Anna Riska”. Çdo sezon firmat përgatisin koleksione të reja të cilat i servirim tek ju me anë të katalogut përkatës. Aty do të gjeni gjithçka që do të dëshironit në cilësinë më të mirë dhe me çmimet më konkurruese në treg, për ambientet tuaja të brendshme si hotele, restorante, bare, zyra apo banesa.


Pas kaq vitesh eksperience dhe përkushtim mendojmë se kemi arritur të përmbushim atë qëllim që i vumë vetes asokohe:

“Të keni shije të mirë nga emri jonë.” Mendojmë kështu pasi ju ktheheni herë pas here duke na thënë se sa të kënaqur keni ngelur, ju na sygjeroni tek familjarët, miqtë, të afërmit dhe tek të njohurit tuaj. Për ne s’ka fitore më të madhe se kaq. Punojmë me kaq përkushtim dhe korrektësi pasi për ne nuk është thjesht një “biznes’’, është një pasion për arredimin. Pas arsimimit dhe eksperiencës jashtë Shqipërisë menduam se investimi më i mirë do të ishte në vendin tonë.

Në çdo punim vendosim një copëz dashurie, të cilën ju e mbartni në ambientet tuaja dhe ne kemi vetëm një foto si kujtim në “Galerinë e dashurisë për arredimin”. Fotot i ruajmë jo vetëm si kujtim, por dhe si krenari.


Nën sloganin “Trust me, I am an artist” ju kërkojmë besim për çdo ambient pasi gjithmonë përpiqemi të bëjmë më të mirën tek çdo klient. E kemi reklamë dhe duam që të pëlqehet nga kushdo që e sheh, prandaj dhe sitet tona janë ndërtuar vetëm me punët tona. Të gjitha fotot ndonse amatore tregojnë kush jemi. Nuk ka asnjë foto “të vjedhur” dhe asnjë punë “të kopjuar”. Mendojmë se është më e drejtë të keni këto foto amatore, por që janë në shtëpitë tuaja sesa të keni foto profesionale katalogjesh.

SHERBIMET:
Zgjedhje, realizim dhe montim perdesh, kornizash, grilash, rolerash të të gjitha llojeve.
Zgjedhje dhe montim i letrave murale.
Realizim dhe montim i letrës murale të personalizuar.
Matje dhe ide për çdo ambient.

KONTAKT:
Rruga “Myslym Shyri”
30m pa arritur tek karburanti, në krah të tij.
Tel: +35544510912
Cel: +355672041555/+355672041563
E-mail: perdeniko@hotmail.com