To top
6 Nën

Optimizmi i ëmbël i Eglantina Gjermenit

Prej katër vitesh Eglantina Gjermeni përfaqëson femrat në politikë të spektrit të majtë të udhëhequr, nga lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjermeni e cila erdhi nga përfaqësia e shoqërisë civile shquhet për qetësinë e saj, seriozitetin, thjeshtësinë dhe kominikimin e drejtpërdrejt. Aktualisht ajo është zhvendosur në qarkun e Fierit, ku po kandidon në zgjedhjet e 23 qershorit, për një mandat në parlamentin shqiptar, e ku shprehet mjaft bindshëm se Partia e saj do të fitojë këto zgjedhje… por jo vetëm kaq si deputete femër, ajo flet për marrëdhëniet me dy fëmijët e saj, momentet më të vështira si dhe optimizmi maksimal që e shoqëron këto ditë..
Znj. Gjermeni aktualisht jeni një nënë një bashkëshorte dhe një kandidate për të ma jtën në rrethin e Fierit, si po ndiheni në këto ditë të vështira fushate?
Është e vërtet që kandidoj për deputete në Qarkun e Fierit dhe konkretisht po punoj gjatë fushatës elektorale në Bashkinë e Lushnjes. Kuptohet që anagzhimet në fushatë elektorale janë të mëdha, impenjative, orar pa orar dhe të jem e sinqertë nuk bëhet fjalë që të kesh një balancë normale mes jetës personale, familjare edhe asa j politike në këtë periudhë. Në përgjithësi angazhimet politike kërkojnë angazhim maksimal dhe është e vështirë të mbahen në ekuilibër familja edhe impenjimet në politikë. Patjetër që mbështetje kryesore kam bashkëshortin, kam fëmijët të cilëve ua kam shpjeguar që gjatë kësa j periudhe nuk do të jem meta ( Megi që është 6 vjeçe ka më të vështirë edhe ta kuptojë edhe ta përballojë). Prindërit e mi gjithashtu janë goxha ndihmë, po kështu edhe teta edukatoret e Megit te kopshti apo teta që kujdeset për të në shtëpi pas kopshtit. Pra, një sistem mbështetës nga familja për mua, por edhe një sistem për tërë familjen,
ndryshe vështirë të për ballohet. Natyrisht, dashuria edhe përkushtimi me të cilat i bëjmë gjërat si edhe sfidat e përbashkëta që kemi kaluar, e bëjnë disi më të lehtë situatën. Por gjithsesi, fushata do të zgjasë jo për shumë kohë, kështu që më pas gjërat do të shkojnë në një balancë më të mirë, duke i dhënë hapësirën e duhur edhe jetës personale e familjare edhe asaj profesionale.
Si dhe mu shprehët jeni shpërngulur në lushnje si po ndiheni dhe cilat janë vështirësi?
Po që nga momenti që fillova punën për fushatën elektorale, po qëndroj në Lushnje. Edhe për të qenë në dispozicion për takime edhe për ta organizuar edhe kordinuar punën më mirë, por edhe për të qenë më afër qytetarëve të cilëve po u kërkoj mbështetjen për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 23 Qershorit. Unë kam lidhje të forta me Lushnjen se jam rritur aty edhe pjesë të ndryshme të jetës time i kam kaluar po aty, kështu që rikthimi tani nuk ishte i papritur. Ajo që dua të nda j me ju është mikpritja edhe mbështetja mbreslënese që kam gjetur, që
ma kanë bërë fillimin e fushatës edhe gjithë punën time aty më të lehtë, më të bukur dhe që të ndihem më me shumë përgjegjësi. Kam takuar miq e mikesha të vjetër e të rinj që jo vetëm më kanë mirëpritur, por edhe janë me mua në çdo hap për të ma bërë sfidën e kandidimit aty më të lehtë.
Mendoni se përqindja e femrave është përfaqësuar bindshëm në politikë?
Mendoj se gratë në Shqipëri (edhe jo vetëm) nuk janë të përfaqësuara sa duhet në politikë edhe në vendimmarrje. Sigurisht, që nga viti 2009 është rritur numri i grave deputete në Parlamentin Shqiptar, jo aq sa është përcaktuar kuota gjinore në Ligjin për barazi Gjinore ( jo më pak se 30%), por jo edhe aq sa gratë edhe nevojat e problemet e tyre të përfaqësohen sa duhen në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.
Vendimmarrja fillon në familje, në komunitet, në isntitucione, pushtet vendor,pushtet qëndror edhe në parlament, pra në të gjithë
këto nivele gratë shqiptare janë pak të përfshira edhe të përfaqësuara. Unë nuk e shoh këtë çështje vetëm si çështje numrash edhe përqindjesh, sigurisht është komponent i rëndësishëm, por shoh edhe përtej tyre, sa edhe si janë marrë në konsideratë çështjet, problemet, nevojat edhe interesat e grave nga politika shqiptare në përgjithësi.
Sa pro grave janë politikat, strategjitë edhe programet e partive politike, sa realizohen ato në jetën e përditshme?
Situatat në të cilën ndodhen gratë në Shqipëri, dëshmon se politika u detyrohet më shumë grave jo vetëm se përbëjnë gjysmën e
popullsisë, por edhe se kanë të drejat e tyre si të drejta të njeriut, ashtu edhe për faktin se janë më të varfëra, më të papuna, më të dhunuara edhe më të diskriminuara se sa pjesa tjetër e shoqërisë. Përfaqëssimi më i plotë në politikë e vendimmarrje
si edhe programet që mbështesin edhe adresojnë problematikat specifike të grave dhe va jzave ne Shqipëri, do të krijojnë mundësi për një shoqëri më të drejtë, më demokratike, më humane edhe me mundësi më të barabarta. Kam kënaqësinë të nda j me ju faktin se pjesë e
programit të partisë Sociasliste “Për një rilindje Shqiptare”, është edhe një program specifik që ne kemi përgatitur për të adresuar problemet me
të cilat gratë edhe va jzat shqiptare përballen.
Ju prej vitesh keni përfaqësuar shoqërinë civile si dhe përse ju lindi ideja ti futeni politikës?
Po është e drejte për më shumë se 10 vjetë kam qenë pjesë e shoqërisë civile. Po kështu që prej vitit 1995, jam pedagoge në Departamentin e Punës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale ( që prej vitit 2009 pedagoge e jashtme). Angazhimi i dyfishtë në mësimdhënie edhe në shoqërinë civile, janë dy anë të cilat më kanë dhënë një përvojë të jashtëzakonshme, për të cilën vërtet ndjehem shumë mirë.
Nuk e kisha menduar që do përfshihesha në politikë direkt, pavarësisht se duke qenë pjesë e shoqërisë civile mund të kontribuojë në mënyrë modeste në politikbërje. Në shoqërinë civile edhe në universitet patjetër që mund të kontribuosh shumë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare, por realisht angazhimi në politikë bën që këto kontribute të mund të jenë më të plota, më të qëndrueshme, afatgjata edhe nga të cilat të përfitojë e gjithë shoqëria.
Cili qe personi i parë që ju bëri ftesën dhe a patët hezitim për tu përfshirë në politikë?
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte personi që më bëri ftesën për tu përfshirë në politikë. Ftesa mu bë në vitin 2009 dhe erdhi disi e papritur për mua. Sigurisht që pata hezitim, angazhimi në poli tikë për këdo, grua apo burrë qoftë është sfidë dhe një vendim jo i lehtë. Për gratë në përgjithësi, është pak më e vëshirë, për mua, natyrën, personalitetin tim akoma më i vështirë. Kjo për shumë arsye,
sidomos për faktin se politika konsiderohej domen i burrave, karakterizohej nga agresiviteti edhe konfliktualiteti (jo se sot këto gjëra kanë ndryshuar),por po flas për momentin kur mu bë ftesa), edhe vendimi për tu angazhuar në të, ishte i vështirë.
Çfarë vlersoni tek lideri jua j?
Vlerësoj padyshim vizion e tij, përkushtimin dhe dashurinë me të cilën i bën gjërat, origjinalitetin edhe energjinë e pamasë që ka.
A ka pasur ndonjë moment të vështirë në jetën tuaj qoftë kjo dhe përfshirja jua j në politike?
Patjetër që secili prej nesh ka kaluar momente të vështira në jetën e tij apo të sa j. Mendoj që shpesh këto janë prova që jeta na vë përballë, për të na sfiduar, apo për të na bërë më të fortë. Një nga momentet e vështira ka qenë patjetër përfshirja në politikë, që padyshim ka edhe pjesën e vet të bukur, interesante edhe të kënaqësisë që të jep. Një moment tjetër që nuk ka qenë i lehtë, ka qenë kur kam studiuar për master në SHBA në vitin 1997-1998, ku me vete kisha vetëm djalin që ishte 5 vjeç ndërsa bashkëshorti ishte në Tiranë. Më duhej të punoja, të studjoja dhe të kujdesesha edhe për djalin. Gjithsesi, momentet e vështira të jetës që kam kaluar, mendoj që më kanë mësuar shumë edhe përvoja që kam fituar prej tyre më ka dhënë një dimension tjetër të shikimit të gjërave. Mundohem ti shikoj me pozitivitet gjithçka kam arritur, falë edhe vështirësive që kam kaluar.
Për gjatë katër viteve ju përfaqësuat përqindjen e femrave shqiptare çfarë ndryshuat dhe çfarë prisni për të ndryshuar?
Qënia deputete e opozitës në Parlamentin Shqiptar ka qenë një përvojë interesante dhe me sfida. Në një vend ku nuk ekziston një demokraci funksionale edhe opozita jo vetëm nuk respektohet edhe vlerësohet, por sulmohet dhe fajësohet, është e vështirë të ndryshosh diçka apo të kontribosh në ndryshim. Gjithsesi, ne ishim disa gra kolege deputete të Partisë Socialiste që vinim nga backgrounde të ndryshme, me profesione edhe ekspertiza të ndryshme edhe si të tilla kemi dhë në një kontribut në këtë legjislaturë. Këtu dua të theksoj se bashkë me koleget e tjera, jemi munduar të japim kontribut në shumë fusha, jo vetëm për problemet që prekin gratë edhe va jzat por, për të gjitha projektligjet edhe problematikat e diskutuar në Parlament. Gjithsesi, mendoj që ky kontribut ka rezultuar në ndryshimet ligjore të realizuara gjatë seancave parlamentare, sidomos ku bëhet fjalë për përmirësime ligjore të realizuara qoftë me nismën apo me kontributin në diskutimet në komisionet përkatëse. Ajo që dua të theksoj këtu është se secila prej kolegeve të grupit tonë parlamentar, ka krijuar një profil të sa jin, qoftë ato më me përvojë, qoftë ne që kemi hyrë pak vite më parë në politikë. Për mua përfaqësimi i kolegeve në Parlament, si edhe profilet e secilës, kanë dhënë mesazhin se gratë mund dhe dinë të bëjnë politikë, si edhe kanë nxitur edhe gratë të tjera të bëhen pjesë e politikës.
Çfarë prisni dhe synoni në katër vitet e ardhshme?
Duke kandiduar për zgjedhjet në vitit 2013 në Qarkun e Fierit, dhe konkretisht në Bashkinë e Lushnjes, mendoj se do të jem zëri dhe përfaqësuesja e tyre në Parlamentin Shqiptar. Sigurisht, përvoja 4 vjeçare si deputete, më ka vlejtur dhe më bën të ndjehem më mirë në këtë sfidë të re. Jam besimplotë që Partia Socialiste do të fitojë në zgjedhjet e 23 qershorit, duke i dhënë mundësi të realizojë programin e saj ambicioz dhe kaq të domozdoshëm për shoqërinë shqiptare