To top
1 Sht

Përdhunimi i 11-vjeçares/ Tirana, Prishtina dhe Shkupi protestojnë kundër dhunës

“Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo” kanë qenë vetëm disa prej thirrjeve që kanë mbledhur të gjitha gratë dhe vajzat që dolën në protestë sot në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Protesta mori nismën pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.

Me brohoritjet “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo”, “Nuk po ndihem e sigurt” “Edhe sa”, qytetarët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti drejt ndërtesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

“Jo do të thotë Jo”, ishte një ndër pankartat gjatë protestës në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Protestuesit thanë se rasti i dhunimit së 11-vjeçares në Prishtinë nuk është vetëm “një ngjarje e shëmtuar dhe e trisht”, por “shpërfaqje e dhunës sistematike që vajzat dhe gratë në Kosovë e përjetojnë në baza ditore”.

Protesta e 31 gushtit u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.

Sipas protestuesve, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste të dhunimit.

Sprej piperi dhe teknika tjera të vetëmbrojtjes u propozuan si masa për sigurinë e vajzave dhe grave në Kosovë, pas rastit të dhunimit të së miturës në Prishtinë.