To top
24 Qer

Thaçi ndërpret udhëtimin për në SHBA. Kush do ta përfaqësojë Kosovën në takim?

“Presidenti i Kosovës sapo më informoi që ai ka anuluar udhëtimin e tij drejt Uashingtonit, pas aktakuzës që u bë publike nga Zyra e Prokurorit Special. Respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në takim derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.

Lajmi është bërë i ditur Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë takimi i 27 qershorit nuk do të anulohet. Siç ka shkruar Richard Grenell, takimi në Uashington do të realizohet dhe Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai shtoi se takimi i së shtunës nuk do të anulohet, dhe se presidenti Vucic do të jetë në takim bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. “Ne mezi po presim diskutimet e së shtunës që do të drejtohen nga presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell.

Por më pas ka reaguar dhe Presidenca e Kosovës, me anë të një njoftimi ku bën me dije se Presidenti Hashim Thaçi ditën e nesërme do të kthehet në Kosovë.

Njoftimi:

Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun

Presidenti Thaçi ndërpret udhëtimin për në SHBA, nesër kthehet në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se takimi i së shtunës nuk do të anulohet, dhe se presidenti Vucic do të jetë në takim bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.