To top
30 Qer

Pse Jozefina i do sfidat

Koha është gri. Është kohë fushate, dhe ditët e këtij fillim qershori janë tejet të ngjeshura për politikanët shqiptarë. E si mund të jetë dita e Jozefina Topallit, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht në këto momente!?

Vetëm pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, u votuan tri ligjet e Paketës së Brukselit për marrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Europian . Ndihet e lumtur, pas votimit të këtyre tri ligjeve, të vonuara për hiç gjë, apo e thënë ndryshe, kapriçio politikanësh. Kryetarja ndodhet në Tiranë dhe ne mund të realizojmë intervistën tonë për revistën “Elite”, por nuk   mundemi është tejet e zënë, ka një   axhendë tejet të ngjeshur… Niset drejt Shkodrës në mëngjes herët dhe kthehet në Tiranë në mes natë, me një axhendë super të ngarkuar. Mendojmë ta realizojmë në Shkodër këtë bashkbisedim, por jo, mundet dhe gjen h apsirën për ne. Në katin e tretë të Kuvendit diku përballë trotuarit kryesor që të çon në sheshin “Nënë Tereza”, bien dritaret e zyrës së kryetares. Paraprakisht gjenden bodigardët e ndërsa në një zyrë të madhe, jo shumë luks,   arreduar kënd- shëm, gjendet e ulur mbi tavolinën e sa j të punës, kry- etarja e kuvendit.

Ngrihet në këmbë, më afrohet dhe më përshëndet ngrohtë. Është e komunikueshme,   me humor tipik shkodran, (hera-herës qesh me gjithë shpirt), optimiste dhe shumë energjike. “Eja Anila,   si ke qenë ”?Më përshëndet ngrohtë dhe nisim e flasim se do të jetë në kopertinën e revistës “Elite”, e ideuar nga unë. Ul emi dhe reh atohemi në qendër të zyrës, në një palë kolltuqe të er- rët, e ndërsa përkrah kemi një ekran të madh Tv, ku hera-herës vë- mendjen i’a tërheqin angazhimet   politike te ditës.Zyra është e mbushur me foto të shumta, nga takimet e rëndësishme të të gjithë viteve të saj si Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, ku mes të cilëve në ambjentet përreth , të bien në sy edhe fotot e dy fëmijve.

Është tejet elegante, e gjatë dhe me një fizik dhe linja përfekte, një rastësi e bukur për një zonjë në postin që e drejtoi për tetë vite rresht…

Tiparet prej bruneje,personifikojnë gruan e zgjuar dhe të fortë, ku padyshim të imponon respekt. Ka bërë një tualet fare të lehtë, penel mbi sy, dhe flokët krehur normal pa dalë prej stilit të saj që e karakterizon prej vitesh. Këpucët i ka zeza, me pak takë, e ndërsa veshur mban një kostum të këndshëm, ngjyrë panë, realizuar bukur me punim dore, nga stilistja shqiptare e njohur, Mirela Nurçe, që e vlerëson mjaft. Ndryshe nga hera e shkuar kur e takova pak ditë më parë, sot i lexoj një lodhje të lehtë, por prapë është tejet energjike dhe optimiste për çka e pret. Më vjen ta pyes direkt se si i’a bën që ndihet kaq në formë, dhe kaq energjike, pikërisht në këto ditë të ethshme fushate ku gara më ç’vjen dhe bëhet më e ashpër mes partive politike.

“Është një ditë e jashtëzakonshme,e gjatë. Nis në mëngjes herët dhe përfundon në orën 24.00 në mes-natë, pasi mbyll mbledhjen e fundit aty. Një ditë e gjitha me takime të ndryshme, zonjash, biznese,dhe me mjaft optimizëm.Fushata është vetëm energji, pasion,është një lloj përgatitje për dasëm, për festë… Unë e dua shumë fushatën. Është një lloj ma gjie. Kontakti me njerëzit është gjëja më frymëzuese, të mbush me forcë, të mbush me fuqi, me energji dhe nuk të lë të mendosh për lodhjen, nuk ke kohë”, nis të më rrëfejë znj. Topalli. E ndërsa flasim nuk mund të anashkalojmë votimin e tri ligjeve të shumëpërmendur të votuar pak ditë më parë. “Mbas 235 ditësh tre ligjet që ishin në rendin e ditës, në axhendën e parlamentit, ku unë i lutesh a deputetëve të votonin kërkesën e Brukselit, që ne të merrnim statusin, ku në paralament në fakt janë votuar 934 ligje, për të cilat kanë votuar edhe grupi i opozitës, vetëm tri ligjet, ato kurrë nuk pranonin t’i votonin. J am shumë e çuditur kur dëgjova se tre ligjet janë të zakonshme!!! Atëherë pyetja e parë që lind: Kur ishin të zakonshme përse nuk i votuan?! Nëqoftëse ishin të zakonshme pse lidhen me Fierin?! Në qoftë se ishin të zakonshme pse gënjeve?! Gjëja e parë që më vjen në mendje është pse gënjen? Pse bllokon? Unë realisht nuk po di të gjej shpjegim… Por sigurisht përpos pikëpyetjeve të zonjës Topalli a jo çka është më e rëndësishme tashmë, për të dhe për Shqipërinë, është se ato u votuan tanimë, tre ligje që kishin ngritur në këmbë dhe kishin acaruar pse jo shpeshherë dhe ndërkombëtarët , të cilët nuk reshtën së cituari: “Votojini”!!!

Sigurisht znj. Topalli është një nga zonjat “blu”,   në politikën shqiptare që ka krijuar profilin e një poli- tikaneje me jetëgjatë, e formuar dhe e angazhuar më së shumti, e vendo- sur në postin më të lartë drejtues, si drejtuesja e parë e Parlamentit Sh- qiptar, grua në këto tetë vite që kaluan shpejt dhe sigurisht të mbartura me ngjarje të rëndësishme politike   dhe   historike. E   sulmuar shpeshherë, e vënë në shenjestër, e xhelozuar   ma jtas   dhe djathtas, nga femra dhe meshkuj, tashmë pas tetë vitesh a jo duket se i ka fa- lur, por thellë- thellë nuk i ka hedhur tej.

“Xhelozia është në natyrën njerëzore, por unë nuk kam kohë të humb asnjë sekondë, të mendoj nëse ka xhelo- zi. Ajo që unë mendoj në çdo sekondë, në 24 orë në ditë, është se si të bëj më mirë punën time të sjelllë diçka të re, të ecim përpara me axhendën tonë, kjo është detyra e një drejtuesi të çdo institucioni. Sigurisht është një privil egj i madh me qenë kryetare, po sa është privi- l egj   është dhe një   një peshë e rëndë për të drejtuar institucionin themelor, shtyllën bazal e të funskionimit të shtetit shqiptar, sepse këtu lindin dhe ngrihen dhe të gjith a institucionet e vendit tonë. Jam fatlume, pasi në këtë mandate besoj se ky paralamet ka qenë më reformatori në këto vitet e fundit dhe këto i kemi bërë bashkë me kol egët e tjerë dhe për këtë ndihem shumë mirë, ndoshta dhe nga fundi i mandatit, kur krijohet dhe një njohje më e afërt, pasi ata më njohin më mirë mua, dhe unë i njoh ata. Unë i dua shumë deputetët e kuven- dit. Qënia në një detyrë të një objektivi, të bashkon me njëri tjetrin dhe unë ndihem mirë”.

E ndërsa mua vetvetiu më lind pyetja, a i ka falur sjelljet e tyre?! Unë fal,por nuk harroj…!Ëndrra ime ka qenë për të pas një parlament sa më të civiluar, natyrisht historia e parlamentarizmit tonë, është ndër më jetshkurtër në Europë.Unë kujtoj këtu një miken time, kryetaren e Dhomës së Lordëve,grua shumë e nderuar, baron- eshë, shumë e kulturuar, jashtëzakonisht inteligjente, kur më th a: “Mos h arro se ne vendin tonë kemi 1 mijë vite parlametarizëm, dhe në sallën tonë janë këputur aq shumë koka kryetarë parlamentësh, përveç mbretërish, përpara se të arrinim aty, kështu që në këtë kuptim, sh- qiptarët kanë rikoperuar shekuj që të tjerët kanë zhvil- luar qoftë për parlamentarizëm, apo qoftë për historinë e zhvillimit ekonomik”.

Një grua në karrierë, një politikane e zonja, mendoj se nëse nuk do të ishte marrë me politikë me ç’mund të merrej tjetër kjo zonjë?!…(shpeshherë i kam thënë vetes se mund të kishte qenë një aktore po kaq e zonja) Znj. Topalli më jep përgjigjen më të shpejtë të mundshme. “Me çfarë do tjetër, që do të ish a marrë do të kish a futur gjithë pasionin tim njëlloj, si e bëj me pasion dhe politikën”. Më pohon se mund të ishte marrë me shumë gjëra. Si çdo, grua dhe individ ka pasur ëndrrat e sa j, dhe siç e dimë që kryetarja në rini të hershme ka pasur një pasion të madh për shkencat egzakte, sigurisht që el ektronika do të kishte qenë një përkushtim i saj. Më përforcon mendimin se çfarë do fushe që të kishte mar- rë do ta kishte bërë me të njëjtin pasion dhe dëshirë. “Mund të ish a marrë dhe me modë”, më rrefen e ndërsa unë çuditem se mund të ishte bërë një stiliste e zonja, edhe pse ngahera më kanë rënë në s y veshjet dhe kom- binimet e sa j, tejet serioze, el egante dhe me sh arm, pse jo hera herës duke krijuar profilin e një zonje jo të ngarkuar, sa më natyral e, e duke bërë të bierë në s y brenda dhe jashtë vendit edhe në takimet ndërkombë- tare. Sigurisht që ashtu si çdo grua, e do shumë dhe i pëlqen mjaft moda, të vishet bukur dhe hijshëm. Natyr- shëm më lind pyetja, kush kujdeset për look-un e zonjës së kuvendit, nga kush merr këshilla, në cilat vende bën shoping dhe veshjet e kujt stilisti pëlqen?! (Qesh) “Vitet e fundit është kujdesur edhe ime bijë, zgjedhjet i bëjmë bashkë, të vishesh me shije është gjë e bukur gjithkush dëshiron të vishet sa më bukur në këtë botë, s’ka grua dhe s’ka va jzë, që të mos dojë të ndihet mirë, nuk është e rëndësishme të jetë e shtrenjtë, por të të shkojë, të ndihesh mirë dhe të jetë komode.Po të mos ish a Kryetare Parlamenti sigurisht do të ish a veshur më sportive, shumë më sportive. Unë edhe bl ej jashtë, por aq, qep edhe këtu. Është një stiliste e mbrekullueshme që quhet, Mirela Nurçe, kostumi që kam veshur është qepur në Shqipëri . Ajo është një artiste, në gjetjen e copës, në modelin, punimin me dorë, është perfekte, e mrekullueshme. “Armani” është stilisti që më pëlqen më shumë, edhe pse më pëlqen më shumë “Val entino”, por ai është më i shtrenjtë”, më pohon dhe qesh…

“Fëmijët mbrojtja dhe të drejtat e tyre”, sigurisht kjo është një temë, tjetër që zonja Topalli mund t’i përkushtohej nëse nuk do të ishte marrë (apo do të ven- doste të mos m errej një di të m e poli tikë) pohon kry- etarja e parlamentit, nënë e dy fëmijëve, që i konsid- eron kryeveprat e sa j më të mëdh a, e që padyshim nëse “luksi” do i’a kishte l ejuar do të kishte dashur të kishte edhe më shumë fëmijë!

Ata që e kanë njohur që në kohë të hershme, të rinisë së sa j pohojnë për një zonjë të bukur, brune, dhe tepër el egante, gjë që verifikohet dhe nga fotot e shkrepura gjatë përfshirjes së zonjës Topalli në politikë, e kjo gjë vijon ta shoqërojë edhe sot gjatë këtyre viteve. Pady- shim që e ka në gen, një el egancë të tillë pohon se nuk tregon kurrëfarë kujdesi, nuk ka kohë të merret as me pal estër, as me dieta, apo qendra estetike, madje s’ka pikë lidhje me këtë gjë. Përgjigja është “fluturon”, lëviz mjaft dhe punon shumë, e si mund të vësh ndonjë kg. më shumë nëse gjithnjë je aktive dhe energjike?!… I vl erëson shumë ato zonja që tregojnë kujdes për veten e tyre por, vetë shprehet se nuk ka kohë dhe luksin për një gjë të tillë, madje çuditet dhe thotë: “Sa mirë e gjejnë kohën…”

Ushqimi më i preferuar është djathi, dhe tek tuk ndonjë supë e veçantë. Me sinqeritet pohon se nuk di të gatua- jë, kjo ngase në shtëpi gjithnjë ka gatuar gjyshja e fëmi- jëve, pohon me bindje se guzhina është art më vete dhe jo të gjithë munden ta bëjnë mirë atë. Punët e shtëpisë i bën me qejf të madh, padyshim kur i mbetet kohë e lirë të cilën e ndan dhe me familjarët e saj.

Sigurisht që në rini i kanë pëlqyer shumë sportet, por në kohën e lirë   të katër apo të pestë sipas rastit, si familje arratisen drejt një destinacioni të pamenduar… Ky mund të jetë një nga momentet më të bukura dhe të adhurueshme të tyre familjare, ku ato ndihen mirë, bashkë, afër njëri – tjetrit.

“Kur duam të zhdukemi me ikë nga të tjerët nisemi drejt një destinacioni të pamenduar. Aty edhe këndojë… Arra- tisemi pa caktu vendin, pa pas idenë se ku do ndal emi, duam të jemi të gjithë bashkë, duhemi dhe më shumë. Kjo vetëm e vetëm për të qenë bashkë, është i vetmi mo- ment, mund të jetë veriu ose jugu vendi ku arrijmë, kjo s’ka rëndësi”. Makinës gjithnjë i jep Tonçi, bashkëshorti ose Megi, (va jza, që gjendet prej një viti pranë gjirit familjar ku është kthyer nga Parisi dhe punon në një bankë, ndërkohë ndjek doktoraturën në Paris.)

“Margherita”, e Ricardo Coçiantes, është kënga e sa j e preferuar… E si mund të mos jetë, një këngë e cila mban për titull pikërisht emrin e va jzës së sa j, Megi. E adhu- ron këtë këngë, pasi ka lidhje me të bijën. (pikërisht kjo këngë që shoku i sa j, këngëtari Luizi, i ka kënduar dhe i ka bërë dhuratë një cd në kohën, kur janë njohur.)

Sigurisht i pëlqen shumë dhe Ada gio Lara Fabian, e kur nis të flasë për muzikën merr një tjetër qëndrim në koll- tuk, mbështetet dhe lidh duart…

“Muzika, është jetë, është ëndërr, qetësi”, e ndërsa përf- shin në rrëfim dhe eventin më të përfolur të ditëve të fundit, fituesen e “The Voice of Italia”, shqiptaren, El- h aida Dani.

E ka ndjekur, ka bërë tifo së bashku me qytetarët shkodranë në një nga baret e qytetit.I kanë pëlqyer sigurisht këngët e kënduara prej shqiptares dhe pady- shim ndihet krenare që një spektakël i tillë është fituar nga një shqiptare, përkundër një shkodrane…

“Unë besoj se a jo ka për tu bërë si Witni Juston, me atë zë të paparë që ka. Kishte një zë shpërthyes, tipike shkodrane, jam shumë e lumtur që një shqiptare, një va jzë shkodrane del e para, në “The Voice of Italia”. Është një krenari e madhe, i ka bërë Shqipërisë një nder të jashtëzakonshëm, për imazhin, për kulturën tonë, ka përcjellë shpirtin jetën, shkollën tonë të muzikës”. Duket se politikania e hekurt ka dhe një dobësi të madhe, por tepër të madhe, që është dashuria për Shkodrën. Fl et me kaq dashuri, me kaq pasion për këtë qytet sa unë h abitem, pasi prej kaq vitesh nuk kamë parë të më flasë njeri kaq shumë për vendlindjen e tij. Është e kotë ta pyesë se cili qytet është më i bukur në s ytë e kryepar- lamentares. Shkodra është qyteti më i bukur për të, dhe nëse do ta braktiste Tiranën destinacioni i padiskutu- eshëm do të ishte qyteti i vendlindjes “Shkodra është shpirti i artit, i muzikës, i l etrave. Shkodranët e jetojnë jetën, mos më shiko mua, se unë jam shumë e zënë”, më pohon dhe qesh e nis të rrëfejë vendet më të bukura në qytetit verior apo “djepit” të kulturës siç e përcaktojnë shpesh. “Shkodra është qyteti më i bukur që ka piacën, që ka sheshe, që ka lulishte të pafundme, lokal et më të bukura, ( jo të shtrenjta, janë të ngrohtë dhe të bukur), gjelbërimin, jetën ar- tiste që nuk ndal et asnjëherë, teatër, koncerte, muzikë rrugë e pikturë. Arkitektuara e qytetit është ndryshe, nga e të gjith a qyteteve të tjera, plus që zoti i ka dhënë liqenin, lumenjtë, malin, detin i ka të gjitha pranë, për 20 min. Lart mbi të gjitha ka Rozafën dhe legjendën e saj që është unike dhe që në një farë mënyre identi- fikon Shkodrën dhe shkodranët, sepse është sakrifica në themel të ngritjes së jetës, të kohës dhe të shtetit, të familjes, qytetit dhe vendit. Apsolutisht unë gjithmonë gjej diçka të re të bukur e të veçantë në qytetin tim. Ai qytet buron jetë, buron mirësi, mbi të gjith a ai qytet bu- ron vërtetësi. Një qytet që nuk e njeh hipokrizinë. Jetë, gëzim e art, kjo është Shkodra!!!

Të gjith a janë të të bukura, por sigurisht që Shqipëria ka vende të mbrekullueshme. Në Shkodër jam lind, jam rrit, kam bërë shkollën, kam punuar, kam lindë fëmijët. Aty kam çdo gjë, si ti, secili ka debul esë për qytetin e vet”, vijon të më rrefejë gjithë pasion, edhe për vendin ku ndal et gjithnjë pesë minuta para se të shkojë në Shkodër. Pikërisht vendi ku bashkohet lumi me Drinin, panorama më romantike shumë e pëlqyer prej sa j, e ndërsa nuk di të thotë nëse do të fliste sërisht me po të njëjtin pasion nëse qyteti i vendlindjes do të kish qenë një qytet tjetër…

Kinema ja??në këtë kohë as që diksutohet?! Por në fakt për kinemanë dhe filmat e preferuar të znj. Topalli sig- urisht mendon i biri,   Genari. Ka menduar një zgjidhje ideal e, duke sjellë “kinemanë” në shtëpi.

“Në kinema nuk shkoj, por në mbrëmje vonë Genari pas orës së mesnatës kur kthehem më thotë: “Tashti mama të shohim një film bashkë, e di që ka për të të pëlqyer shumë”, dhe sigurisht ka zgjedhur ndonjë film me zgjedhje të një presidenti amerikan. “Mam e di unë, që ka për të të pëlqyer shumë, më dëgjo mua”, këm- bëngul   Genari, i vogli i shtëpisë i cili e di mirë seç i pëlqen nënës së tij tanimë, pasi është më i rritur. Por nuk mbeten pas dhe bashkëshorti Tonçi, Megi dhe Luizi, që së bashku shohin mjaft filma. “Luizi ka një valixhe të madhe të mbushur me DVD. Ç’ka ndodh në botë, që kur ka fillu filmi e deri më sot. Ti tregon me personazhë me fraza me të gjith a”. Sigurisht Genari është dhe pika më e dobët e kryetares, fëmija i vogël, sot 18 vjeç maturant, 1.90 cm, e që mer- ret me sport. Adol eshent dhe që ka një marrëdhënie special e më të ëmën.“Genari ka shumë humor është shumë i dashtëm, in- teligjent. Megi dhe Genari janë të lidhur tmerrësisht, ngushtësisht me njëri- tjetrin dhe ky është gëzimi im, më i madh. Fëmijët me mua dhe bashkëshortin, dhe anasjelltas, ne me dy fëmijët jemi si shokë. Ato tregojnë çdo gjë që mendojnë dhe i ndodh në jetë, dhe unë jam përpjek që ato të më konsiderojnë si shoqe që mund të qa jnë h all et, dhe mund t’i marrin një mendim dhe të këshillohen. Por dhe kur gabojnë, unë madje mendoj që fëmijët, dhe duhet të gabojnë…J anë të dy shumë të dashur, por Megi   është më timida, shumë sistematike, Megi është “eilli”, Luisi ka mbiemrin po Megi është “eilli” në shpirt, kurse Genari është gëzimi i shtëpisë”. Dhe me sa duket nga se na rrëfen znj. Topalli kanë një marrëdhënie të shkël yqer ëmë e bir. Flasin për gjithçka, rreth filmave, mësimeve, zysh ave, shokëve dhe shoqeve të Genarit, veshjeve, sporteve, dhe për më shumë dhe përreth la jmeve, pasi Genari ndjek shumë politikën, ndjek çdo la jm, di çdo gjë çfarë ndodh, madje dhe një gjë që mund ti anashkalojë kryetares, Genari e infor-mon: “Mam e more vesh çka ndodh…”, me sa duket Genari ka një interes të madh për politikën dhe në këtë pikë duket se ngjan me të ëmën politikane.

“Genarin dhe Megin që të vegjël i kam mbajt në mënyrë të tillë që ato të mos më mbjnë sekrete, një komunikim që se kam pasur me nënën time. Ne duhet të jemi realist ne duhet të jemi me kohën, përndryshe a jo të l e shumë mbrapa”.Një tjetër person shumë special, për znj. Topalli sig- urisht është dhe bashkëshorti Tonçi. E vl erëson për natyrën e tij shumë të dashur, shumë të matur, të qe- shur, me humor tipik shkodran, dhe padyshim një nga këshilltarët e sa j më të afërt dhe të mirë.

“Tonçi   është jashtëzakonisht,   pozitivë dhe optimist. Kkur më sheh mua ndonjëherë që mërzitem në parla- ment, e gjen fjalën menjëherë për me shkarku të gjithë mërzinë. Genari i ngjan të atit, krejt në natyrë”.

Dhe sigurisht gjatë kësaj karriere të gjatë znj, Topalli sjellë në mendje momente të bukura dhe të hidhura. Këto të fundit kanë të bëjnë pikërisht me momentet distruktive në paralament, ku shpeshherë e kanë bërë të ndihej aspak mirë, por më e fortë seç mund të ishte një ditë më parë, në sensin e thellë të detyrës, për të vazhduar axhendën e parlamentit dhe për të kalur re- formën. Momentet e bukura janë ato që, sa herë ia ka dalë me sukses, në parlament, apo sa herë që lobingjet që ka bërë jashtë kanë dhënë produktin e tyre. Ky është shpërblimi më i madh, që e vl erëson si kryetare e par- lamentit, e padyshim votimi i heqjes së vizave mbetet një etapë e rëndësishme në historinë e parlamentit dhe politikës shqiptare, ku bënë që ne shqiptarët të lëvizim lirshëm nëpër Evropë, të shkëptur prej zinxhirëve gati shekullorë që na mbanin mbërhtyer.

Nuk mund të lërë pa përmendur në këtë rrëfim dhe pu- nën që është bërë për Kosovën. “Sigurisht është bërë një punë e madhe nga Kryeministri, nga kuvendi minis- tria e jashtme, dhe jam e kënaqur ”, pohon gruaja e parë parlamentare, dhe ku nuk ngurron të flasë dhe për për- faqësimin dhe luftën që është bërë për përfshirjen e grave në politikë dhe pse jo të japë një mesazh të qartë. “Për femrat gjatë gjithë këtyre viteve parlamenti ka qenë i h apur dhe është vizituar nga fëmijë, gjimnazistë dhe studentë të të gjith a rretheve. Ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë se gjithmonë në karrigen e kryepar- lamentares ul eshin vetëm va jza, vetëm va jza. Nnuk ndodh kurrë që të ul et një djalë. Do të thotë që në per- ceptimin e tyre karrigia e kryeparlamentares është im- azh për një grua, ato besoj, e mendojnë veten. Ky është modeli që ato shohin dhe kërkojnë të ndjekin. Qoftë për këtë besoj se ka qenë mirë që ka qenë një grua në krye të parlamentit, sepse për ta nuk është tabu “Mendoj se çështja e përfaqësimit të grave është çështje e së drejtës së tyre. Përse më shumë duhet të përfaqëso- jnë burrat shqiptarë sesa femrat?!. Po pse gratë që janë nëna, përse të mos përfaqësohen njëlloj si baballarët e fëmijëve të tyre? Natyrisht e thënë kjo, gratë që të hyj- në në politikë, duhet të kenë merita duhet të kenë, an- gazhime, detyrime, dhe natyrisht duhet të jenë realisht përfaqësuese të atyre nënave të atyre motrave, të atyre grave që mund të jenë shtëpiake, apo mund të jenë his- tori suksesi në mjekësi, biznes, gazetari, modë, në të gji- th a fush at. Gratë janë më emocional e dhe ndonjëherë shkojnë mbas deta jeve, dhe i shmangen objektiviteteve madhore. Është në objektivin e gruas, këtu unë kam ndryshuar dhe veten time, shikoj të rëndësishmen dhe nuk merrem me detaje. Është proces që ndodh brenda vetes, që unë e kam mësuar për shkak të detyrave. Nuk kam kohë për tu marrë me gjërat e vogla, sepse ke një objektiv tjetër më të madh, për tu marrë. Sigurisht politika është një guzhinë shumë e nxehtë, kush nuk e duron del jashtë, kështu thotë dhe Hillary Klinton, guzhinë që të djeg…!”, përfundon rrëfimin e sa j të sinqetë, me batuta dhe të ngrohtë kryeparlamen- tarja e cila pas bisedës sonë të këndshme do të udhë- tojë drejt Shkodrës, sigurisht me “zyrën” e sa j me vete, komunkimin me tel efon, Ipad-in, informacionet dhe kontaktet e vazhdueshme me stafin e saj, dhe pse jo me merakun se si do të gatuhet e para, kopertinë “Elite”…

[metaslider id=1488]