To top
23 Mar

Ravajol Hasani: Unë ia dola!

Brunilda Gorovelli

Dëshira, këmbëngulja dhe objektivi i qartë janë elementë që ndikojnë në suksesin e çdo kujt, e kjo është e vlefshme nëçdo fushë. Këto tre cilësi e kanë shoqëruar dhe shoqërojnë Ravajol Hasanin në rrugën e tij drejt gastronomisë.  Fushë e cila nuk njeh,kulturë, shtet, kufij. Dëshira e një Chef-i për të sjellë më të mirën në tryezë mund të bëj bashkë njerëz me nacionalitete dhe kultura të ndryshme. Këtë Ravajoli ka ditur ta bëj më së miri nëçdo vend ku ka shkelur.  Së fundmi ai ka nisur bashkëpunimin me një nga personat më të sukseshëm në këtë fushë, Jamie Olivier. Bashkëpunim i cili është  si qershia mbi tortë për të, të paktën vetë djaloshi shqiptar e cilëson të tillë.  30-vjeçari rrëfen në këtë numër të “InStyle” me shumë dashuri për punën e tij. Ai nuk ngurron të ndalet në rrugën e mundimshme 15-vjeçare, i cili nga  një punëtor i thjeshtë pati guximin që të provonte një fushë, e cila edhe me vetë familjen nga ai vjen nuk ka një lidhje të drejtëpërdrejtë. Ravajol nuk ka se si të harroj dhe e përmend shumë shpesh në bisedën tonë mentorin e tij grek Spiros …. “ Unë mund të them se pata fatin të njoh një mëtor i cili më tha dorën për të ecur drejt rrugës së suksesit. Ishte Spiros që më besoi tek unë, e isha unë që nuk dita të ndalesha në asnjë moment. Pavarësisht se jam rrëzuar shumë herë unë jam ngritur. Kam gjetur tek zemra dhe shpirti im forcën për t’u ngritur më shumë se një herë. Dhe ia dola… ja ku ja”, shprehet Ravajol.  Lindur në qytetin e vogël të Memaliajt dhe larguar qysh në moshën 4-vjeçare nga Shqipëria, Ravajol ruan një shqipe të pastër në të folur, e kjo sipas tij është një meritë e babait të tij. Ai tregon se asgjë nuk ishte e lehtë, por e ëndërronte dhe besonte fort se një ditë do të ishte ai njeri që sot është. “ Ishin ëndrrat ato që më mbanin gjallë, unë jam gjallë prej tyre. Përveç kësaj, Spiros nuk më zgjodhi mua se isha më i miri, por se gjithmonë kam qenë i vërtetë. Unë dita të duroj, edhe kur kam dështuar, edhe kur lotët mund të ishin ngushëllimi i vetëm në caste vështirësie”, thekson 30-vjeçari. Duket se vështirësitë për të janë zhdukur dhe suksesi ka gjetur vend në jetën e tij. Vetëm pak ditë më parë Ravajol organizoi mbrëmjen e tij, me të ftuar special. E këtë ai e organizoi në vendin e tij, Tiranë.  Gjithcka kaq perfekte, që nga shija, dizenjoja, verërat e deri tek shampanja e ëmbëlsira. Ndoshta, njohja e shumë kuzhinave të huaja dhe traditave të tjera, ka bërë që Ravajol të ruajë atë balancën për ne ballkanasit.  Përveçse është ambasador i Jamie Oliver në Shqipëri, tani Ravajoli është edhe ambasador i Shqipërisë në Qipro në fushën e gastronomisë.

617981927a77dba5c2c061c9efc1663b

 

Kapelja e artë

Rvajol Hasani tashmë e ka nisur rrugëtimin e tij. E sigurisht kur hapat që hidhen të sigurt dhe plot mund vlerësimet dhe çmimet janë mëse të pritshme.  E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shqiptar e suksshëm në fushën e gastronomisë. Ai është vlerësuar në Qipro me Kapelen e Artë nga ‘Eating Aëards 2016’. “Emocionet ishin shumë të veçanta. Mund të them që u shpërble kaq kohë lodhje pune,  mundi,  orët e mëdha dhe shumësakrifica”, shprehet Hasani.

Filmi

Por, nuk mbaron me kaq.  Ai kthehet sërish shumë shpejt në Shqipëri, e këtë herë për të vizituar qytetin e tij Memaliajn, ku pritet që të nis starti i një aventure të re. Ravajol edhe përsonazh filmi. Ai nuk dha shumë informacion mbi këtë, por u shpreh se do të jetë një film i zhvilluar mbi jetën e tij, ndërsa xhirimet do të bëhen në vende të ndryshme evropiane. “ Në fakt filmi vjen së shpejti, besoj në fillim të 2017 nisin me xhirimet dhe nuk di të them se kur mund të mbaroj. Megjithatë mund të them se është një film i bazuar në jetën time”, thotë Ravajol.