To top
22 Pri

Redon Makashi ka ide për të dashuruarit bazuar tek historia e tij e vjetër

Vëmendje për Redon Makashin!

Një artist i mirëfilltë dhe mëse i kompletuar në vlera artistike, u shfaq në Kurthin e Piter Pan.

Padyshim që nuk mund të mungonin pyetjet për marrëdhëniet e tij romantike, nuk munguan as letrat nga fanset e tij në vitet 90′.

Redoni nuk ka preferuar që të tregojë për një person konkret në jetën e tij përsa i përket dashurisë, duke thënë se “që në momentin që ka lindur ka qenë i dashuruar”.

Spiro: A je i dashuruar?

Redon Makashi: Qëkur kam lindur, kam qenë i dashuruar. Kur bëhesh nga dy prindër të dashuruar, lind një fëmijë që është i dashuruar.

Redon Makashi ka treguar se propozimi i tij i parë ka qenë në një letër çamçakëzi ku ka shkruar “Të dua”.

Një propozim që ka qenë i imi i hershëm pikërisht ka qenë me letër çamçakizi ka qenë propozimi im i parë. Kam shkruar aty një fjalë “Të dua”. Dashuria ngjiti. Atëherë ka qenë një romancë shumë e bukur që kur mendohet t’i thuash dikujt sot, as nuk i shkojnë në mend këto lloj propozimesh.”