To top
30 Mar

Reme Lala emërohet drejtoreshë

Reme Lala, ish-deputetja e PDIU në Dibër është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.

Vajza e Imer Lalës, emër ky i përfolur deri në mediat gjermane si i përfshirë në vepra penale, hoqi dorë nga kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo ishte në listat e kandidatëve për deputetë në Tiranë, në fund të listës, por njoftoi tërheqjen.

Postin e drejtorit të Shërbimit Social Shtetëror, më herët e ka mbajtur Luneda Sufali.