To top
12 Pri

Rihanna poston në Instagram fotot e djalit nga Pashkët e tij të parë

Rihanna i dhuroi miliona ndjekësve fotot e djalit të saj të vetëm i cili festoi Pashkët e tij të parë fundjavën e kaluar. Në foto, djali dhjetë muajsh i Rihanna-s kishte vënë veshë lepurushi dhe ushqehej me ëmbëlsira.

Këngëtarja ka kapur djalin e saj të vogël duke mbledhur vezë të Pashkëve në një shesh lojërash të mbushur me lepurushë të vërtetë.

Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky nuk e kanë zbuluar ende emrin e djalit të tyre. Në muajin shkurt, këngëtarja e njohur tregoi gjatë emisionit “Super Bowl Halftime Show” se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Rihanna dhe A$AP Rocky filluan të takoheshin në nëntor 2020 pas 10 vitesh njohjeje. Reperi kishte folur për romancën e tyre teksa fliste për ‘GQ’ në maj të vitit 2021, ku e quajti Rihannën “perfekte” për të.

 

Duke folur për rolin e babait ai thotë: “Unë gjithmonë do t’u kujtoj fëmijëve të mi që të mos e humbasin kurrë imagjinatën e tyre, edhe si të rritur, sido që të jetë. Shpresoj të rris fëmijët me mendje të hapur. Jo njerëz që diskriminojnë dhe nuk po përpiqem të portretizoj një shenjtor, por realisht, dua vetëm një fëmijë të lezetshëm me prindër të lezetshëm.”

 

Djali i Rihannës është shfaqur në disa fotografi të publikuara nga nëna e tij në llogarinë e saj në Instagram.