To top
7 Sht

Rita Ora për publikun shqiptar pas përfundimit të koncertit

Koncerti i djeshëm i Rita Orës mblodhi shumë njerëz në shesh dhe këngëtarja s’mund të ishte më e lumtur se kaq për atmosferën e krijuar. Pas koncertit, Rita postoi në Insta Stories disa video ku u shpreh e emocionuar dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.

 

“Më duhet ta them, ky ishte show më i mirë ndonjëherë. U kënaqa shumë! Faleminderit të gjithëve që erdhën për të më parë. Ishin 30-40 mijë veta me sa më thanë,” -u shpreh Rita duke shtuar në shqip: “Mirupafshim, do rikthehem së shpejti. Faleminderit krejt që kishin ardhur. Ju dua shumë. Shihemi kur të vij sërish.”

Më poshtë, disa momente nga koncerti.