To top
4 Nën

Selena Gomez thotë se për këtë arsye, mund të mos bëjë dot fëmijë

Selena Gomez ka folur për efektet që ilaçet e bipolaritetit kishin në trupin e saj. Në një intervistë me Rolling Stone, ajo ndau se pas diagnozës, asaj iu dhanë medikamente të ndryshme që dëmtuan shëndetin e saj të përgjithshëm dhe mund të ndikojnë në aftësinë e saj për të pasur fëmijë.

Këngëtarja tha se para se të diagnostikohej ka përjetuar periudha psikoze dhe pasi ka kaluar kohë në qendra të ndryshme trajtimi është diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe i janë dhënë medikamente të ndryshme (lexo këtu).

Duke shpjeguar se ajo është e shqetësuar për aftësinë e saj për të mbetur shtatzënë për shkak të mjekimit bipolar që merr, Gomez tha: “Kjo është një gjë shumë e madhe, e madhe dhe e pranishme në jetën time”, duke vënë në dukje: “Megjithatë sido që të jetë e destinuar t’i kem fëmijët, ashtu do t’i kem.”Pavarësisht frikës nga infertilitetit, Gomez shpjegoi se gjetja e trajtimit të duhur për çrregullimin e saj bipolar u bë thelbësore dhe si rezultat i të gjitha provave dhe gabimeve, këngëtarja thotë se e humbi veten.

Gomez thotë se më në fund gjeti një mjek që e ndihmoi të gjente ilaçe që funksiononin dhe ngadalë filloi të ndihej përsëri vetvetja. “Ai me të vërtetë më udhëzoi,” thotë Gomez. “Por më duhej të detoksifikohesha nga medikamentet që merrja. Më duhej të mësoja se si të mbaja mend disa fjalë. Harroja se ku isha kur po flisnim. Më duhej shumë punë e vështirë për ta pranuar që isha bipolare, por duhet të mësoja si ta trajtoja atë sepse nuk do të largohej.” Gomez, e cila po përgatitet për publikimin e dokumentarit të saj, My Mind & Me, thekson se ajo tani është pajtuar të jetojë me sëmundjen e saj mendore dhe sëmundjen e lupus. “I kujtoj vetes se nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishte për pushimin psikotik, nëse nuk do të ishte për lupusin tim, nëse nuk do të ishte për diagnozën time. Mendoj se ndoshta do të isha një tjetër entitet i bezdisshëm që thjesht dëshiron të veshë rroba të bukura gjatë gjithë kohës. Jam në depresion duke menduar se kush do të isha.”

Dokumentari Selena Gomez: My Mind & Me ofrohet në Apple TV+ më 4 nëntor.