To top
25 Tet

Shëngjini Turizmi elitar

Nga Mimoza Haxhiaj
Rruga që përshkohet nga Tirana, drejt Shëngjinit është e mirë dhe nuk zgjat më shumë se 40 minuta. E kemi kontaktuar kryetarin e Shëngjinit, për të realizur një intervistë dhe ai na pret, por takimet e shumta janë prezente ne çdo hap që ai hedh. Zyra e tij është në të dalë të qytetit, në një ndërtesë modeste, por e madhe dhe arreduar këndshëm. Përballë meje, në karrigen ku jam ulur, në mur shoh portretin në vaj dhe kanavacë, realizuar po nga një artist lezhian Pashk Përvathi, një prej figurave që e adhuroj shumë, të madhin At Zef Pllumin. Salvadore na pret si ekip, por janë dhe të tjerë që kanë shkuar para nesh dhe janë sistemuar në zyrën e kryetarit. Ai ka takime, vizita por ne nuk na ndalon askush të realizojmë këtë bashkëbisedim. Shëngjinin e kemi vënë në “top listën” e vendeve turistike që i’a vlen ta vizitosh dhe të kalosh pushime të qeta e të kridhesh në ujrat e pastra dhe të qeta të Adriatikut. Kaçaj, prej dy vitesh gjendet në krye të drejtimit të njësisë vendore të Shëngjinit. Ish-sportisti dhe qytetari i nderit të vendit helen, duket se ka ecur me ritme shumë të shpejta duke sistemuar punët, duke i dhënë një pamje të magjishme qytetit dhe një sadisfaksion të gjithë pushuesve që vijnë. Rruga “gjarpëron” rrëzë kodrave dhe ato që të bien në sy janë resorted e bukura me shumë yje, krahasuar me ato të vendeve të zhvilluara.
 Gjelbërimi dhe sistemimi i qytetit në infrastrukturë dhe në ndërtime janë ato që të bien në sy, e ndërsa pasi kalon parqe të bukura del direkt e në det, apo ndalesh në baret buzë detit. Me të drejtë vendasit thonë: nëse vizitorët vijnë një herë, herën e dytë, do të kërkojnë me ngulm të vijnë vetë. E kisha vizituar këtë vend dhe isha mrekulluar, sidomos në pjesën që bashkohet deti dhe mali, që të zotët i thonë “Rana e hedhun”, dhe më kishte “mbetur në mendje”. Një plazh i qetë, i pastër, ku kombinohet më së miri klima e bregdetit dhe ajo malore. Ajër dhe aromë pishash e mrekullueshme, ujë i pastër si kristal, dhe padyshim ushqim i freskët “bio”. Vija bregdetare është e ruajtur dhe nuk shohim ndërtime në det, apo mbi det si në plazhet e jugut, e ndërsa shëtitorja, sipas vendasve, duhet të jetë më e madhja në Ballkan. Ndërkohë është bërë një investim gjigand i mbështetur nga Bashkimi Europian mbi sistemimin e “ujrave të zeza”. M’u duk e pabesueshme kur dëgjova se në këtë det nuk derdhet as “një pike, ujrash të zeza”, pasi në Shqipëri plazhet nuk mund të kuptohen pa këtë fenomen. M’u duk e çuditshme dhe një nismë për t’u përgëzuar dhe pse jo një plazh i tillë le të mbetet shembull për plazhet në Shqipëri, dhe të meritojë një kopertinë reviste po kaq elitare.
Kryetar shohim një Shëngjin ndryshe, një vend i cili duket që ka ecur me ritme të shpejta ndërkohë që ju keni vetëm dy vite në krye të tij.
Po unë kam dy vjet që drejtoj këtë Komunë, kam gjetur shumë mangësi dhe më është dashur të bëjmë një ndryshim radika l, në drejtimin, konceptimin dhe menaxhimin e njësisë vendore, duke filluar që nga deta jet më el ementare deri tek ato më të rëndësishmet. Ajo që dua të theksoj është se: pikë së pari i kemi dhënë një rëndësi të veçantë disa detajeve që janë shumë të prekshme për komunitetin. Jemi marrë me shërbimin funeral, ku ne kemi katër vende varrezash në territorin e Shëngjinit te cilat ruhen dhe mirëmbahen nga dy punonjës të njësisë vendore. Në shërbimin funeral kemi ngritur një çadër, ku i shërbehet falas, çdo qytetari që ka fatkeqësi. Natyrisht kjo është një veçanti, që nuk e bën asnjë njësi vendore. Komuna e Shëngjinit përbëhet edhe nga katër fshatra: Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Mali i Remcit, dhe Shëngjin. Shëngjini ka qënë një nga vendet më problematike për përmbytjet vitet e kaluara, por sot ky fenomen nuk po ndodh më. Kjo fa lë ndërhyrjeve rrënjësore dhe thelbësore që janë bërë në dy vitet e fundit për pastrimin e gjithë kolektorëve në ishullin e Shëngjinit dhe ishullin e Lezhës. Kjo punë nuk është detyra jonë ligjore e as funksionale, por është detyra e bordit të kullimit, megjithatë ne bëmë të realizojmë bashkarisht këtë punë, e cila ka qënë një sukses. Një pikë tjetër e rëndësishme është pastrimi i të gjithë territorit të Komunës, ku kemi arritur për herë të parë të çojme në çdo familje koshat për mbeturinat.
Shërbimi tjetër qytetar ka qënë rikonstruktimi rrënjësor i godinës së komunës. Sapo kam marrë detyrën, kemi aplikuar dhe realizuar nga Kooperacioni Zvicerian, projektin “One Stop Shop”. Janë gjashtë zyra në shërbim të qytetarëve në kohë rekord. Dua të ndalem tani tek infrastruktura e qytetit. Kemi “lobuar”, kontribuar fort për përfundimin e impianteve të “ujërave të zeza”. Kemi bërë ndërhyrje për t ’i zgjidhur me operatorët private që na kanë mirëkuptuar, na kanë dëgjuar, duke arritur përfundimin e kësaj vepre, e cila është jetike me një vlerë që kap shifrën 2 milionë euro. Ky impiant mbulon gjithë qytetin e Shëngjinit dhe një pjesë të Lezhës. Tani po punojmë për projektin e fazës së fundit të “ujërave të zeza” me shifrën e 3.6 milionë euro. Ndërkohë po implementohet dhe kemi arritur ta fusim këtë linjë nën shëtitoren kryesore, linjë kjo e standarteve europiane e kompletuar me puseta nga gjashtë metra thellësi dhe kontrollohet nga qendra e impiantit ku çdo defect mbahet i survejuar nga kamerat. Ndërkohë, kemi asistuar dhe kemi bërë projektin bashkë me “Fondin e Zhvillimit”, të rrugës së Kunës, e cila është një rrugë 5.3 kilometra. Dua të theksoj se: në këtë rrugë, në dy kilometrat e para do të hyjë pikërisht linja e “ujërave të zeza”. Bashkë me donatorët dhe supervizorët e projektit kemi bërë disa kërkesa gjatë zhvillimit të projektit dhe kemi ngritur katër skaliera shtesë në det, aty ku ndodhet pika më nevralgjike e bashkimit me lagunën. Ka qenë një pikë strategjike e lënë në harresë, por falë këmbënguljes sonë kemi përfunduar tani katër skalierat, ka përfunduar dhe rruga dhe jemi në fazën për t’i hedhur asfaltin kësaj rruge me gjatësi 3.3 kilometra.
Aktualisht jemi në pikun e sezonit turistik. Si paraqitet gjendja në plazhin e Shëngjinit, cfarë ofron qyteti juaj për turistët e shumtë…?
Shëngjini e kahapur sezonin turistik krejt ndryshe nga vitet e tjera, qytetit i shtohet një vepër e re infrastrukturore, me përurimin e shëtitores së re që mban emrin “Willson” . Do u’a shpjegoj pse ky emër i ish- Presidentit Amerikan pikërisht në këtë ishull? Kjo vepër është madhështore, shëtitorja mund të them është më e madhja në Ballkan me këto përmasa, me një gjatësi 1500 metra dhe 22 metra e gjerë me parametra më të mire bashkëkohorë, harmonizon një sërë elementësh, gjatësinë, gjërësinë,ndricimin, lulishtet dhe palmat, të cilat i kthejnë frymëmarrjen këtij qyteti. Projekti i studimit është bërë nga një studio prestigjoze në Tiranë, të cilën e ka zbatuar firma “Fusha”. Kemi përfunduar projektin e rrugës së “Ranës së hedhun”, ku është rreth 9-te kilometra dhe shpresojmë që në vjeshtë të përfundojë kjo rrugë, e cila lidh me Velipojën me Ulqinin. Ky do të jetë një projekt, që do të sjellë pushuesin shqiptar më afër për t’a lidhur me këto dy vende të cilat janë “perlë natyrore”. “Rana e hedhun”, është një park kombëtar, është një “magji” që e ka dhënë zoti, është një bukuri e paimagjinueshme. Këtu kemi planifikuar kalimin e rrugës me dy korsi dhe dy trotuare. Mendoj që edhe qeveria e re, që do të marrë detyrën së shpejti, do t’i jap vëmendjen e duhur sepse është në interes të të gjithëve për zhvillimin e turizmit.
Përse dallohet plazhi i Shëngjinit, çfarë gjejnë këtu turistët?
Plazhi i Shëngjinit ka një veçori, që nuk e ka asnjë plazh në Shqipëri. Në det nuk derdhet asnjë pike uji nga “ujërat e zeza”, ne jemi koshient që kudo që të shkosh derdhen “ujërat e zeza”, ndërsa në Shëngjin nuk ndodh kjo. Shëngjini ka rërën kurative për reomatizmën, ka malin, pishat dhe ujin pra një kombinim fantastik. Shëngjini ka lagunën, që frekuentohet gjatë gjithë dimrit. Laguna është ajo që i jep një veçanti Shëngjinit, ka shpendë të llojeve të veçanta dhe këtu nuk ka turizëm vetëm për muajt e verës, por për 12 muajt e vitit. Dy vitet e fundit, Shëngjinin kanë filluar ta frekuentojnë turistë nga Tirana dhe shumë vende të tjera të Shqipërisë gjatë gjithë dimrit. Këtu, ata frekuentojnë resortet që shërbejnë në menutë e tyre, si rosën dhe patën. Në Shëngjin kemi dhe një hotel te ndërtuar që në vitet 30-të, sot e mbajmë si monument kulture. Shëngjini, sot ofron një shërbim ku ndërthuren llojet e ushqimeve me atë tradicionale dhe kuzhinat italiane, kemi disa resorte shumë të rëndësishme dhe çmimet janë shumë konkuruese. Resortet më të mëdha këtu janë “Rafaelo”, “Ermiri”, “Ambasador” dhe shumë resorte të tjerë. Kemi hotel “President” si dhe të tjera hotel që ofrojnë një shërbim bashkëkohor. Meqënëse po me jepet rasti të flas për revistën “Elite”, një nga më prestigjiozet të treg, unë u bëj një ftesë të gjithë pushuesve të vizitojnë Shëngjinin vetëm një here, se herën e dytë do të vijnë vetë me dëshirën më të madhe për të qëndruar në këtë bregdet. Sheshi “Willson”, kjo shetitore ka pikërisht këtë emër pasi Shëngjini ka një lidhje shumë të ngushtë me ish- Presidentin Willson. Në vitin 1924 Qeveria e Fan Nolit , me propozim të Ambasadorit tonë në Washington, Faik Konica, i ka vënë emrin Shëngjin, më pas e ka dekretuar dhe e ka ndryshuar duke e njohur me emrin “Qyteti Willson” dhe Shëngjini është quajtur zyrtarisht për 15 vjet me këtë emër. Qyteti i Shëngjinit ku dhe unë banoj, mbart figura të tjera të mëdha siç është njeriu i letrave, i “Shenjti”, At Zef Pllumi. Ne tashmë kemi krijuar një traditë duke dhënë çmime me emrin e At Zef Pllumit. Një vit më parë ky çmim është fituar nga personalitete si: Ismail Kadare, Spartak Ngjela dhe Zija Çela.