To top
5 Maj

Sherri për The Weeknd, Bella Hadid deklaron publikisht se armiqësia e saj me Selena Gomez ka përfunduar

Bella Hadid ka dhënë një shenjë të qartë se armiqësia e saj me Selena Gomez, që filloi në vitin 2017 për shkak të The Weeknd, ka mbaruar.

Supermodelja bëri follow në Instagram këngëtaren dhe ishin fansat që e vunë re. Ndërkohë motra e saj Gigi dhe Selena e kanë folloë njëra-tjetrën në Instagram.

Armiqësia mes tyre nisi në vitin 2017 kur The Weeknd dhe Selena bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak kohë pasi Bella u nda nga këngëtari në nëntor 2016.

Motrat Hadid menjëherë e hoqën Selenën nga rrjetet sociale. Më pas ishte The Weeknd dhe këngëtarja që hoqën Hadid nga Instagram në mars 2017.

Kur Gomez dhe The Weeknd u ndanë në tetor 2017, ai filloi të takohet përsëri me Bellën në pranverën e 2018, para se të ndaheshin këtë gusht të vitit të kaluar.

Ishte Selena që e bëri e para follow modelen në nëntor 2019. Tani edhe ajo e ndjek atë.