To top
25 Sht

Shkencëtarët zbulojnë mutacionin që mund të ketë pësuar virusi. Pse po përhapet më shpejt?

Koronavirusi mund të ketë pësuar një mutacion për tu përhapur më shpejt. Këtë kanë zbuluar ekspertët të cilët ekzaminuan në Hjuston më shumë se 5000 gjenome nga viruset e rikuperuara në fazën më të hershme të pandemisë. Ata i krahasuan me mostrat e marra nga vala e parë e infeksioneve.

Studimi i botuar zbulon se 99% e të gjitha llojeve të virusit në këtë valë të dytë që ka filluar në disa vende si Italia dhe Britania kishin pësuar të njëjtin mutacion të njohur si D614G. Për krahasim, ajo u gjet vetëm në 70 përqind të mostrave të marra gjatë valës së parë.

Sipas studimit, mutacioni rrit numrin e grimcave të virusit në formë kurore. Ajo mundësojnë që virusi të sulmojë qelizat. Akademikët në Spitalin Metodist të Hjustonit të cilët kryen studimin e parë të këtij lloji thanë se pacientët e infektuar kohët e fundit kanë sasi dukshëm më të larta të virusit.

Megjithatë, lajm i mirë është se ata nuk kanë gjetur prova që dëshmojnë se ky mutacion është bërë më vdekjeprurës, duke theksuar edhe njeherë tezat se sëmundja që shkakton koronavirusi lidhet me gjendjen shëndetësore të të infektuarit dhe gjenetikën e tyre.

Po ashtu ata hedhin mundësinë se virusi nuk ka kaluar në vetëm një mutacion por në disa. Studimet e mëparshme kanë treguar se koronavirusi ndryshon dhe evoluon ndërsa përshtatet me njerëzit. Teoria shkencore sugjeron që viruset mund të bëhen më të dobëta me kalimin e kohës në përpjekje për të mbijetuar.