To top
28 Dhj

Shkencëtari i njohur, do të mposhtim kancerin!

Michio Kaku është një nga komunikuesit më të mëdhenj të shkencës. Me libra shkencorë popullorë që nga vitet 1980 dhe shfaqje të panumërta televizive, ai është i mirënjohur për publikun që kërkon të mësojë më shumë rreth shkencës moderne. Kaku është gjithashtu akademik i respektuar, pasi ka botuar punime dhe tekste shkollore mbi tema të fizikës si teoria e fijeve. Ashtu si njerëz të tjerë që studiojnë shkencën dhe kanë një kuriozitet të lindur, Dr. Kaku është i interesuar për një gamë të gjerë temash dhe është i gatshëm të flasë për një numër prej tyre.

Këto janë tri parashikimet e akademikut amerikan për të ardhmen:

Njerëzit do të bëhen specie ndërplanetare

Duke pasur parasysh paratë, nivelin e angazhimit si nga burimet qeveritare ashtu edhe nga ato private, dhe vizioni që ekziston pas disa prej ideve të paraqitura Dr. Kaku është optimist se njerëzimi është gati që të kalojë në një “epokë të artë të eksplorimit të hapësirës”.

Sigurisht, ai është praktik edhe për problemet me të cilat do të përballeshim nëse do të përpiqeshim të zhvendosnim një milion njerëz në Mars.

Për shembull, ai vë në dukje se pak njerëz duket se shpjegojnë ndonjëherë se si të sigurojnë strehim për një milion njerëz në Mars, ose se si do të përpiqeshin të merrnin mjetet e nevojshme për t’i ndërtuar godinat atje. Ai sugjeron se përgjigjja mund të jetë mbështetja në robotët “vetëpërsëritës”, por kjo kërkon shpikjen e tyre së pari.

Ne do të zgjerojmë kapacitetet e trurit

Duke pasur parasysh përparimin e shkencës në prodhimin e çipave kompjuterikë më të lirë, më të vegjël dhe më të shpejtë, të njohur si Ligji i Moores, Dr. Kaku sugjeron se ka të ngjarë të jetë vetëm një çështje kohe përpara se të kemi akses në kompjuterë të lirë kudo gjatë gjithë kohës – duke përfshirë këtu edhe tek ata të integruar tek njerëzit. Ai ofron një imazh të një bote të re të guximshme të teknologjisë së lartë.

Do të mposhtim kancerin

Dr. Kaku argumenton se ne jemi shumë pranë mposhtjes së kancerit njëherë e përgjithmonë dhe të përfshihemi në një epokë të re të zbulimeve shkencore.