To top
24 Tet

Shqipëria, destinacioni i turizmit elitar

Nga Anila Çuli
Të huajt sapo vendosin këmbën në bregdetin tonë mahniten nga një plazh i bukur shkëmbor apo ranor, me ujë të kristaltë dhe mbi të gjitha me plazhe të virgjëra, ende të pashkelura nga këmba e njeriut. E, në fakt, gjatë muajve të verës, (kjo dhe për shkak të profesionit) më bie të përshkoj pothuajse të gjithë Rivierën Shqiptare nga jugu në veri. Plazhet janë të bukura, uji i kristaltë, shërbimi…?! Sigurisht, ka vend për përmirësime, edhe më mirë mund të ishte. Pastërtia e plazheve, ujërat e ndotur?! Sigurisht duhet edhe më shumë punë…
Vëmendjen ma kanë tërhequr shpeshherë edhe mediat e huaja, të cilat i kanë lënë një hapësirë të konsiderueshme turizmit shqiptar dhe Shqipërisë, një “perlë” e vogël në mes të Ballkanit. Ndaj, ne në këtë numër reviste i kemi dedikuar një kopertinë të tërë turizmit, pikërisht Shëngjinit, një prej perlave të vendit, që gjendet në pjesën veri-perëndimore.
Një plazh i pastër, i vetmi në Shqipëri, ku nuk derdhen ujërat e zeza në det, falë një projekti gjigant mbështetur nga BE-ja, mbi përpunimin e ujërave të zeza. Një plazh ranor, ku ndërthuret klima e bregdetit me atë malore dhe uji i kristaltë, sidomos në zonën e “Ranës së hedhur”, që turistët e sapoardhur i thith si me magji, ashtu siç shprehet dhe vetë kryetari i bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj në një rrëfim të gjatë dhe interesant për Shëngjinin dhe karrierën e tij… Jo vetëm kaq, por në këtë numër special të verës një hapësirë në prestigjiozen shqiptare “Elite” ia kemi dedikuar deputetëve të rinj, që do të ngjiten në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Klajda Gjosha është deputetja dhe ministria më e re, e zgjedhur në pak kohë, një vajzë e shkolluar jashtë dhe që do të shërbejë për frymëzimin e të rinjve, Parid Cara është deputeti tjetër, që vjen nga fushae biznesit dhe që premton se do t’i shërbejëqytetarëve dhe interesave të tij, Albina Deda,një tjetër kandidate që “braktis” mjekësinë përt’iu dedikuar politikës. Por edhe të rinjtë, të cilëtkanë studiuar në shkollat më prestigjioze dhekthehen në Shqipëri. Shkrimtari dhe studiuesii njohur i letrave shqipe, Nasho Jorgaqi vjen në një intervistë ekskluzive në faqet e “Elite”. Genc Tukiçi sjell aromën e koncerteve ndërkombëtare në qytetin e artit, Paris së bashku me kolegen e tij, sopranon e njohur Inva Mula, pa harruar dhe rrëfimin e gjatë dhe interesant të tenorit tjetër me famë botërore tanimë, Agim Hushit.
Alfred Trebicka, aktori, regjisori dhe pedagogu i njohur vjen në një rrëfim ndryshe mbi projektin e tij më të ri në këtë numër special të “Elite”. Një nga çiftet më të përfolur në botë, të cilët janë distancuar në heshtje nga jeta publike, Nicola dhe Carla Sarkozy janë edhe ata të pranishëm në këtë numër. Mashkulli ideal, aktori më i përfolur hollivudian, George Clooney, vjen në një speciale të jetës së tij. “Ikona” e modës sot në botë, frymëzuesi i mjaft të rinjve, stilisti Giorgio Armani rrëfehet në një intervistë tejet interesante dhe mahnitëse. Musine Kokalari një prej figurave disidente mjaft e njohur vjen në një “rekuiem” në 30 – vjetorin e ndarjes së saj nga jeta. Një botim special vjen në shqip për sopranon e famshme greke, Maria Callas. “Elite” ju sjell në këtë numër special të verës tendencat më të reja të modës, vjeshtë dimër 2013-2014, të “Channel”, “Christian Dior”, “Luis Vuitton”, nga pasarelat më prestigjioze të qyteteve të artit sot në botë, ndaj themi që në krye të herës: