To top
12 Pri

Siguroje biznesin tënd me strategjinë tonë financiare

Nga Erjona Selimi

Pas një ekperience të gjatë në sektorin privat në fushën e administrimit, vendosa të kalojë për disa kohë në sektorin publikë si pjesë e kabinetit të Kryeministrit z. Edi Rama. Një eksperiencë e shkëlqyer pune, me z. Rama, e që më shërbeu si një shkollë e dytë. Sot prej pesë vitesh kam themeluar dhe drejtojë, “Monitor Business Consulting” Shpk, një
zyrë konsulence për taksat, investimet, planifikime financiare dhe vendime sigurimesh për të ndihmuar klientët të arrijnë objektivat e tyre financiare.

(Ne foto majtas, Erjona Selimi financiere, djathtas Irba Xhani, avokate) 
• Realizojmë takime me klientët për të performuar një analizë paraprake të problematikës si dhe mbledhim informacione për llogari të klientit në lidhje me performancën e projekt- biznesit duke angazhuar metoda të ndryshme pune.
• Bëjm analizim dhe interpretim të dhënash për të nxjerrë në pah problematika dhe dobësi të mundshme në lidhje me investimin e planifikuar.
• Bëjmë prezantim të gjetjeve praktike dhe sygjerimeve për klientët, duke i bashkangjitur justifikimet përkatëse me këshilla praktike.
• Bëjmë zhvillim të planeve të biznesit.
• Asistojmë te klientët tanë në implementimin e planit dhe zgjidhjen e problemetikave vijuese.
• Ekspertët tanë mundësojnë strategji të aplikacioneve sipas zgjedhjeve të klientit të ndërtuara me disponueshmëri, përdorim dhe siguri të lartë.
• Njëkohësisht realizojmë bashkëpunime me kompani të huaja si partnerë lokal në projekte të ndryshme në sektorin publik dhe në sektorin privat.
• “Monitor Business Consulting” Shpk është përfaqësues zyrtarë për Shqipëri-Kosovë edhe për kompaninë Gjermane “TURMsolutions GmbH”.

Njëkohësisht prej disa kohësh, zyra jonë ofron edhe mbështetjen juridike lokale dhe ndërkombetare falë bashkëpunimit me zyrën ligjore të Av. Irba Xhani. Avokatia Irba Xhani është e diplomuar në Itali dhe me eksperjencë pune shumë vjeçare në Itali. Së bashku bashkëpunojmë për gjetjen e tregut ndërkombëtar për shoqëritë Shqipëtare dhe në asistimin në tendera dhe lobime për tendera kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu ajo mundëson dhe orjenton në konsulenca shoqëri te ndryshme të huaja në Shqipëri.
Falë këtij bashkëpunimi kemi futur një risi të re për kompanitë shqiptare që duan të konfirmohen në tregun e huaj, veç ndjekjes në hapjen e kompanisë dhe analizës së tregut dhe legjislacionit të huaj, ndihmojmë në trasferimin e forcës punëtore të kompanisë shqiptare jashtë vendit me kushte më të favorshme në pjesën fiskale. Përpiqemi të ofrojmë një shërbim 360 gradë me shërbime të standarteve ndërmbëtare, për t’i mundësuar kompanive shqiptare dhe të huaja siguri, dhe komoditet maksimal. Mundohemi jo vetëm të japim zgjidhjen e duhur, por edhe idetë e duhura.