To top
20 Qer

Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë

Festivali i Dua Lipës që mbledh edhe artistë të tjerë ndërkombëtarë, do të mbahet dhe në Prishtinë, edhe në Tiranë. Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që njofton edhe datat respektive.

Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë, edhe në

“Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë!
A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare?
Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht.

Një super lajm për të gjithë! ??

BASHKË!”, shkruan Veliaj.

Sunny Hill Festival është mbajtur gjithmonë në Prishtinë. Pas një mosdakordësie të organizatorëve me institucionet në Prishtinë, u vendos të mbahej në Tiranë. Kurse njoftimi i fundit tregon se do të mbahet në të dy kryeqytetet.