To top
29 Pri

Tom Doshi dha dorëheqjen, kush janë tre deputetët e PSD që hyjnë në Kuvend

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Jo vetëm për numrin e votave që arriti të marrë dhe duke siguruar tre mandate, por edhe për faktin se një ditë pas zgjedhjeve, Doshi zgjidhi të japë dorëheqjen e parevokueshme nga gara për deputet duke i lënë vendin kandidatëve të tjerë në partinë që ai drejton.

Kush janë tre deputetët e PSD që pritet të ulen në Kuvend prej shtatorit”

Në Tiranë, ku PSD mori një mandat pas Tom Doshit renditet Gertjan Deda. Në Shkodër siguroi dy mandate.

Pas Doshit, i cili renditej i pari, në këtë qark renditen Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.