To top
17 Kor

Turistët kuriozë, “pushtojnë” ishullin misterioz të Sazanit

Një vit më parë një debat u hap në gjirin e qeverisë shqiptare mbi të ardhmen e ishullit të Sazanit, një bazë ushtarake e plaçkitur gjatë revoltave dhe anarkisë që pasuan shembjen e skemave financiare piramidale në vitin 1997.

Nje grup investitorësh potencial nga Amerika, e vlerësuan ishullin si jo të përshtatshëm për ndërtimin e një kazinoje, rruga u hap për ta transformuar bazën në një destinacion të turizmit kulturor dhe ekologjik, duke u mbështetur mbi gjurmët dhe trashëgiminë që Lufta e Ftohtë ka lënë mbi ishull.

Ishulli i Sazanit është një ishull i vogël me një sipërfaqe prej 5.7 kilometrash katror, i cili njihej në antikitet me emrin grek Sason.

Për shkak të vendndodhjes së tij strategjike në hyrje të gjirit të Vlorës, ishulli përmendet në shumë episode ushtarake, që shtrihen nga antikiteti e deri ne Luftën e Parë Botërore.

Dikur pjesë e perandorive Romake, Bizantine dhe Otomane, në 1815 ishulli kaloi nën administrimin e të ashtuquajturës Republikës e Pavarur të Ishujve Jonian, e cila kontrollohej nga Britania. Në 1864 ishulli iu dha Greqisë, e cili e kontrolloi deri në vitin 1913 kur Athina e detyrua t’ia lëshonte kontrollin me vendim parlamenti Italisë.

Italianët të cilët ë kontrolluan ishullin nga viti 1913 deri në vitin 1943, ndërtuan rrugë, rrjetin energjetik, portin dhe farin, ndërtesa civile si dhe fortifikime detare për të mbrojtur hyrjen e gadishullit të Karaburunit. Ato gjithashtu mbollën në Sazan pishta e buta, të cilat edhe sot e kësaj ditë mbulojnë pjesë të ishullit.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Italia ia dorëzoi ishullin Shqipërisë si pjesë së marrëveshjes së paqes midis dy vendeve e nënshkruar në vitin 1947.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzet Shqipëria do të kthehej në një nga vendet më të izoluara pas Perdes së Hekurt, nën regjimin e diktatorit Stalinist Enver Hoxha.

Hoxha e drejtoi vendin me një grusht të hekurt nga viti 1945 deri në vdekjen e tij në 1985, duke ndërtuar qindra baza ushtarake dhe një rrjet prej 700,000 bunkerësh, për tu mbrojtur nga një pushtim i huaj që nuk erdhi kurrë.

Sazani, i cili ishte përforcuar nga Italianët me artileri dhe tunele, u transformua në një nga zonat më të fortifikuar të Shqipërisë gjatë periudhës komuniste, i mbushur me bunker në formë kërpudhash dhe vendstrehime për divizione ushtarësh.

Në kulmin e saj në vitet 1970, baza kishte një personel prej më shumë se 3500 vetë, përfshirë civilë dhe ushtarë, e kompletuar me shkollë, kopësht, dy kinema dhe spital.

Baza u çmontua më së shumti pasi rënies se komunizmit në Shqipëri në vitin 1991 dhe u plaçkit e gjitha në vitin 1997. Turmat që plaçkitën ishullin arritën që të shkrinin për skrap edhe topat e artilerisë detare Italine që mbronin gadishullin e Karaburunit.

Sot, ajo që ka mbetur nga baza imponuese ushtarake, është një seri ndërtesash të braktisura dhe gjysmë të shkatërruara që i ngjajnë më shumë një qyteze fantazmë.

Ndërtesa të bastisura përmbajnë shumë histori, e cila mund të sillet në jetë për vizitorët nga një guidë e trajnuar.

Edhe pse teknikisht akoma një bazë ushtarake, nga korriku Sazani është nën administrim të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, e cila në bashkëpunim me simotrën e saj Franceze, ka krijuar një plan të detajuar menaxhimi për ishullin.

Plani përfshin krijimin e intenerareve të ndryshëm për “trekking’ dhe “hiking” si dhe hapjen e një qendre shkencore kërkimore detare.

Që nga viti 2014, ujërat që rrethojnë gadishullin e Karaburunit dhe ishullit të Sazanit janë kthyer në një park kombëtar detar.

Ishulli pritet të bëhet dhe baza e përhershme e anijes R/V Hercules, e ndërtuar posaçërisht si platformë ujore arkeologjike me aftësi tre-dimensionale të dokumentimit të detit, e cila është nën pronësinë e fondacionit Amerikan RPM Nautical.

Anija, e cila është e pajisur me robotë nënujorë, ka zbuluar mbetjet e dy anije Romake gjatë ekspeditave në bregdetin shqiptar në vitet e fundit.

Aty gjenden dy anije romake qe  mund t’i gërmojnë dhe ekspozojnë.

Megjithatë; tani për tani të vetmet anije që po arrijnë në ishull janë turistike, të quajtura Regina Blu dhe Black Pearl, të cilat nisen çdo mëngjes nga fshati Radhimë, pak kilometra larg Vlorës.

Anijet e vogla ofrojnë vizita ditore në Sazan shpesh herë me një ndalesë në gjirin e Shën Vasilit në Karaburun apo në shpellën e Haxhi Aliut. Një biletë individuale kushton 1600 lek.

Gjate javës se parë të hapjes Sazanin e vizituan më shumë se 600 turistë.