To top
25 Tet

Unë dhe Sarkozy

Ai ishte president, ndërsa ajo një supermodele. Askush nuk e priste, që të zhvillohej një romancë mes Carla Bruni-t dhe Nicolas Sarkozy. Por kanë kaluar gjashtë vjet, që kur ata u takuan për herë të parë. Çifti tashmë është martuar dhe ka edhe një vajzë të vogël. Ish-“Zonja e Parë” e Francës rrëfen në këtë reportazh rreth përvojës së të pasurit një fëmijë, ndërsa është ende në të dyzetat e saj. Se si e ka kthyer Nicolas-in e saj të dashur në një frymëzim dhe shpjegon se pse nuk nxitohet, që të rikthehet në “Elysee”.

Kur Carla Bruni ndaloi së qeni “Zonja e Parë” e Francës vitin e kaluar, shumë menduan se ky ishte fundi i çiftit të pallatit “Elysee”, i përbërë nga një ish-supermodele dhe bashkëshorti i saj i pazakontë, i njohur nga mediat edhe si “Presidenti Bling” për shkak të stilit të tij eskstravagant. Përflitej se pas humbjes së tij, Bruni do ta braktiste Sarcozy, duke qenë se ai nuk ishte më në pushtet. “Monogamia – pat thënë ajo një herë – më mërzit”. Dhe sigurisht që edhe Sarcozy do të ishte mërzitur së tepërmi nga një grua, e cila nuk merrte vesh aspak nga politika. Katër vjet më parë pëshpëritej se ata kishin nga një të dashur secili, kohë kur ndodhi celebrimi i martesës së tyre të paqëndrueshme. Por edhe tani që janë bashkë, karriera politike e Sarkozy ka përfunduar; duke pësuar humbje majin e kaluar nga rivali i tij socialist, François Hollande, ai vetë pati deklaruar se kishte përfunduar: “C’est fini!”.

Por gjithçka ndryshoi 15 muaj më vonë. Koha vërtetoi, që Hollande ishte kthyer në presidentin më të papëlqyer në historinë e Francës dhe kjo bëri, që Sarcozy “të detyrohej” të rikthehej, për të shpëtuar vendin nga shkatërrimi ekonomik. Çifti vazhdoi të jetonte në shtëpinë e Brunit në Paris, së bashku me djalin e saj 11-vjeçar, Aurelien dhe vajzën e tyre 19-muajshe, Giulia. Ndërkohë që Sarkozy nisi të praktikonte avokatinë dhe të jepte fjalime, ajo rifilloi karrierën e saj muzikore. Albumi i saj më i fundit, “Këngë të vogla franceze” u publikua në prill dhe zuri vendin e dytë në klasifikimin muzikor francez.

Disku hodhi edhe hije dyshimi, se vargjet e njërës prej këngëve të tij ishin një goditje e maskuar ndaj pasuesit në postin e Presidentit të Francës, Hollande. Këto spekulime, edhe pse të hedhura poshtë nga Bruni, shërbyen për një gjë: e rikthyen ish-supermodelen fuqishëm në qendrën e vëmendjes së mediave dhe të publikut francez. Krahas albumit, me të njëjtin intensitet, duket se Bruni po promovon edhe martesën e saj. Ai e mori në telefon disa minuta përpara se ajo të mbërrinte në një hotel në Paris. Çdokush e njeh atë, edhe pse ishte veshur thjesht; me xhinse, me një kapele me strehë të ulët në kokë dhe pa asnjë hije grimi në fytyrë. Sikur modelja Kate Moss të ishte martuar me kryeministrin britanik apo sikur Cherie Blair të publikonte një album, ato nuk do të jepnin kurrë intervistë në barin e një hoteli të populluar, të pashoqëruar nga publicistë apo truproja. Por Bruni duket e çtendosur, duke bërë shaka me ne sikur të ishim miq të vjetër të sfilatave. Ajo nxjerr një cigare elektronike, duke thënë se nuk i pëlqen të konsumojë cigare gjatë ditës.

Me intimitet të vakët, karakteristikë e yjeve të modës, që kanë qëndruar për një kohë shumë të gjatë në mesin e meshkujve homoseksualë. Çdo gjë rreth sjelljes së saj është spontane dhe bashkëpunuese. Ajo është bujare në dhënien e komplimentave, të cilat tingëllojnë të ëmbla dhe rreptësisht të pabesueshme, ndërsa fjalive të saj shpeshherë iu bashkangjitet një veprim apo shprehi. Duket sikur trupi i sa j përfshihet në bisedë. Pavarësisht se ajo qesh gjatë gjithë kohës dhe shpeshherë është kondradiktore në atë çfarë thotë, gjithsesi Bruni përcjell përshtypjen e një njeriu mendjemprehtë, gjë që i detyrohet disi prejardhjes së saj, duke qenë pasardhëse e një familjeje shumë të pasur dhe të kulturuar italiane dhe psiko-analizës, të cilës ajo i ishte nënshtruar prej vitesh. Por kur telefoni bie dhe emri “Amour Nicolas” shfaqet, ajo gati humbet në një kënaqësi fëminore…”Shihemi pas pak”, thotë ajo në fjalët e fundit të telefonatës.

Duke mbyllur telefonin, ajo pikas aty një çift të ulur afër, duke pirë shampanjë dhe thërret: “A mund të marrim nga një shampanjë?”. “Jo, jo, jo”, – është përgjigjja jonë”. Bruni na porosit një pije tjetër dhe mban sytë tek tavolina e tyre. “Shampanjë. Sa me fat që janë! Shikoni drej tyre! Dhe shampanjë rozë, të cilën unë e dashuroj. Le të porosisim një të tillë, atëherë!” “- Jo, jo nuk mundemi. Nuk mund të pimë kaq herët.

Nuk na lejohet”, ishte përgjigjja e gazetarëve. “Mirë, edhe burri im nuk pi. Kështu as unë nuk po e hap një shishe verë.” Sarkozy, sipas Brunit, nuk e kishte shijuar asnjëherë alkoolin. “Nuk i pëlqen aromën dhe nuk e ka provuar kurrë kënaqësinë e të qenit lehtësisht i pirë”, qesh ajo. “Për Nicolas, alkooli thjesht ka një erë të keqe dhe i bën njerëzit të sillen në mënyrë qesharake. Dhe thotë se nuk do të nisë të pijë alkool tani që është 58 vjeç. Është qesharake.” Por a nuk u tundua ajo ndonjëherë, që ta bindte atë? “Jo, sepse pikë së pari ai nuk është një burrë, që i lë gjërat përgjysmë dhe kam frikë se, nëse atij i pëlqen alkooli, ai thjesht….. E merrni me mend. Dhe në asnjë mënyrë nuk dua që të fillojë të pijë.”

Bruni nuk e vuri re këtë karakteristë të tij, kur ata u takuan në një festë në vitin 2007. “Ai nuk ka nevojë për alkool. Ai është tërësisht gazmor.” Ajo sapo ishte ndarë nga babai i djalit të sa j, filozofi Raphael Enthoven me të cilin Bruni kishte pasur më pare takime dashurie dhe martesa e dytë e Sarkozy sapo kishte përfunduar. Atë mbrëmje, a jo i lexoi disa vargje këngësh. “Doja t’i tregoja se isha një poete”, thotë me gjysmë ironi. “Ai nuk ishte lidhur kurrë me një poete. Martesa e tretë me një poete, pse jo? Nuk jam Yeats, por përpiqem të shkruaj poezinë time.” Bruni i dha atij një letër me poezi. “Dhe ai e ruan akoma atë.”

Ish-modelja shprehet se ishte dashuri me shikim të parë. Por ishte gjithashtu edhe një sensacion politik. Sarkozi ishte një politikan i së djathtës, ndërkohë që Bruni e kishte braktisur Universitetin e Sorbonës në moshën 19-vjeçare, për t’u bërë një supermodele. Së shpejti, ajo u kthye në të dashurën e Mick Jagger përpara se të lidhej me Eric Clapton. Klasat politike të Parisit ishin thellësisht të trazuara përkundrejt kësaj bashkëshorteje kaq të papëlqyer presidenciale, ndaj kësaj boheme joshëse dhe thelbësisht jopolitike. Por Bruni mendonte se fama e saj do ta ndihmonte për rolin e saj të ri. “U bëra e famshme që në moshën 19-vjeçare dhe u mësova me famën. Ai e ka pëlqyer gjithmonë këtë personin tjetër, që mban emrin e tij, që bën ose thotë të gjitha ato gjërat e çuditshme, që ai asnjëherë nuk i ka thënë ose bërë”, thotë ajo duke qeshur. “Në fakt, isha e lumtur, sepse fama me të vërtetë më ndihmoi gjatë kohës që bashkëshorti im ishte president.”

Çifti u martua në shkurt të vitit 2008 vetëm pak kohë përpara vizitës së parë të Sarkozy në Britaninë e Madhe. “Në Angli kalova një kohë të mrekullueshme si bashkëshortja e presidentit francez, sepse anglezët e pëlqejnë kur ti respekton protokollet e tyre. Ata menduan se unë do të shkoja për t’u treguar provokative për shkak të së kaluarës time. Por mësova se çfarë duhet të bëja përpara mbretëreshës dhe u përpoqa ta bëja atë shumë mirë.”

Ajo ende mund të citojë titujt la jkatues në rrugën “Flit Street” dhe u shpreh se nuk ishte merakosur, kur një tabloid pati publikuar një fotografi nudo të saj ditën që ata mbërritën në Britani. “Po, isha disi e lumtur, sepse isha 24 vjeçe në atë fotografi”, qesh ajo nën zë. “Është gjithmonë e këndshme, kur kjo të ndodh teksa ti je 39 vjeç. Mirë, mendova, është pak e sikletshme, por unë jam 24 vjeçe dhe e dobët”, qesh ajo. Fotografia ishte marrë gjatë një fushatë kundër AIDS dhe përfshinte edhe disa supermodele të tjera. “Por duket qartë: ato nuk u martuan me presidentin”.

“Jam e lumtur, që nuk e publikuan një fotografi nudo tani që jam në moshën 39-vjeçare, e prerazi them se nuk do ta bëja më”, shton ajo me të shpejtë. “Është e vërtetë, që nuk vishja rroba, por nuk ndihem komode rreth pikturave artistike nudo. Bota e modës nuk është shumë erotike. Nuk është aspakt rreth seksit. Është e lidhur me dëshira të tjera, por jo ato seksuale.” A flirtoi Princi Philip me të gjatë vizitës? “Jo absolutisht.

Askush nuk flirtoi me mua, përveç burrit tim.” Çifti Sarkozy ishte në pritje të një fëmije, pavarësisht djalit të Brunit dhe tre fëmijëve nga martesat e mëparshme të Sarkozy-së. “U përpoqa disa herë, por siç ndodh rëndom, gjërat vijnë kur ti ndalon së kërkuari. Mendova se kisha një sëmundje dhe një sëmundje të rëndë madje, sepse e dini që, fillimi i shtatzanisë ka këto shenja; ndieja aromat e njerëzve dhe kasha nevojë për sheqer. Ngjisja shkallët e shtëpisë dhe më ikte fryma.

Kështu që bëra një vizitë te doktori dhe ata më bënë teste gjaku dhe radiografi, të cilat janë plotësisht të ndaluara, kur ti je shtatzënë. Këto trajtime janë kaq të dëmshme për fëmijën, por nuk e dija që isha shtatzënë”. Një javë më vonë, mundësia erdhi. “Bëra testin në shtëpi dhe nuk mund ta besoja”. (Carla imiton veten në një gjendje shoku me gojë gjysmë të hapur, duke pretenduar se po shikonte një test shtatzanie). “Kështu që e bëra prapë, bleva tre teste! Mendova se ndoshta ishte bërë ndonjë gabim.” Kur shtatzania u konfirmua, a përjetove panik? “Jo, unë isha 43 vjeçe. Unë e dija se Zoti ekziston. Ka një Perëndi! Duhet të isha lutur!”. Shtatzënia nuk ishte e lehtë, as muajt e parë pas lindjes. “Kur vajza kishte lindur dhe unë kujdesesha për të, ne e quanin atë Pol Pot, sepse a jo donte të pinte çdo orë. Çdo dy orë gjatë natës. Pas pesë muajsh u detyrova të ndaloja.

Ishte sikur të mos mundja ta bëja dot më”, thotë Bruni, duke bërë një imitim tepër të lodhur të vetes. Në një intervistë të fundit për “Vanity Fair”, a jo ndihej e trysnuar dhe e depresionuar nga kritikat e medias kundrejt shtimit të saj në peshë gjatë shtatzanisë, por u shpreh, që komentet rreth kësaj ishin të ekzagjeruara. “Isha e lodhur dhe e shëndoshë. U ndjeva e dobët dhe e brishtë, e çdo grua do të ndihej njësoj. Por gazetarët ndoshta donin të shkruanin diçka të re dhe unë e kuptoj këtë. Nuk i luftoj sistemet. Asnjëherë nuk shkoj kundër sistemit.” Jam shumë frikacake si natyrë. Jam thjesht një tip, që vuaj nga ankthi. Kështu që jam e mbushur me frikë.”

Ndaj kujt? Kritikave? Dështimit? Vdekjes?” – “Po, jam e frikësuar nga vdekja”, pranon ajo menjëherë emocionalisht. “Kështu që përpiqem të mbush jetën. Përpiqem të shtoj sa më shumë gjëra midis meje dhe vdekjes. Më shumë jetë; ndryshoj vend, ndryshoj gjuhë, ndryshoj jetë. Ka pasur shumë thashetheme në lidhje me një operacion plastik në trup dhe kështu asaj i bëhet një pyetje, nëse ajo ka ndryshuar diçka në trupin e saj. Sigurisht që nuk është parë një 45-vjeçare pa asnjë rrudhë rreth syve dhe mbi të gjitha dikush që bën një operacion plastik dhe nuk vendos grim në fytyrë. “Jo”, thotë ajo prerazi. “Do të bëja një operacion, nëse do ta dija se do të funksiononte, por nuk jam e sigurt për këtë. Duken të çuditshme ato gra. Ato nuk duken më të reja.” Sytë e saj zgjerohen me frikë. “Nuk kam asnjë gjykim moral rreth plastikës, por nëse shkon keq, mbetet përgjithmonë. “Kështu që, këto tipe gjërash, unë nuk i besoj”. Dhe si ndihet ajo rreth të qenit sërish një Zonjë e Parë?

Zhytet në karrigen e saj. Mimika e fytyrës mbetet e fiksuar pothuajse me një dëshpërim teatral. “Ishte me të vërtetë një nder i madh, por nuk varet nga unë dhe nuk mendoj më rreth saj. Dhe një fushatë elektorale është pak si një luftë, një luftë e vogël dhe ideja se duhet të kalosh përsëri përmes saj…”, thotë ajo duke u dridhur. “Unë nuk jam një luftëtare, as mundëse, as boksiere. Ai është.” A mendon ajo se, Franca ka nevojë për një tjetër presidencë, të udhëhequr nga Sarkozy? Ajo mbledh edhe një herë supet. “Nuk jam e kualifikuar për të gjykuar. Sigurisht që mendoj, se është më i miri. Pastaj, unë jam e dashuruar me të.”

Përshtati: Mirjeta Gjika