To top
17 Shk

Ushqimet pa gluten

Nga, Mandalina Musta

Sot, shikojmë kudo, nga supermarketet dhe farmacitë e deri tek kioskat në rrugë, produkte të etiketuara “pa gluten”. Mendimi i parë që na shkon në mendje është: Çfarë saktësisht është gluteni dhe pse mund të dëmtojë?
Gluteni, është një proteinë e pranishme në grurë, elb dhe thekër, e cila i jep elasticitetin e dëshiruar brumërave dhe një strukturë më të mirë bukës dhe produkteve të tjera të pjekura.
Ai është i ndaluar për njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake, një sëmundje që shkakton dëmtime në zorrën e hollë, por edhe për atë përqindje të popullsisë që kanë intolerancë ndaj kësaj proteinë.
Këtu mund të permendim edhe atë pjesë të popullsisë që janë në dietën pa gluten, të cilëve edhe mund t’u lejohen disa drithëra.
Është folur vazhdimisht tashmë nga dietologë të ndryshëm për ushqimet pa gluten. Por këtë mund ta shihni shumë lehtë edhe në ambalazhin e çdo produkti, mjafton t’i jepni pak më shumë rëndësi përmbajtjes së produktit.
Në ushqimet pa gluten përfshihen: Fasulet, farat, arrat e papërpunuara, vezë të freskëta, mish, peshk dhe shpend i freskët. Frutat dhe perimet, qumështi dhe produktet e qumështit. • Drithëra: bukë të përgatitura nga mielli pa gluten (miell misri, miell orizi, miell patate, miell soje).
Patate të ëmbla, oriz, misër, bishtajoret. Mishi i freskët, kripë e papërpunuar, mjaltë te mirë bio, kokos, ullinj.
Glutenin mund ta gjeni ne bukë, miell, bullgur, grurë, makarona, perime të konservuara, ftuta të përpunuara, embëlsira komerciale dhe ne çdo produkt qe përmban miell.

Mielli i orizit: Mielli i orizit është një alternativë e shkëlqyer për miellin. Nëse ju kujtohet gjyshet tona jo pa qellim e perdornin si ushqim bazë për bebet në atë kohë…
Përdoreni atë për të pjekur bukë ose ëmbëlsira dhe gjithashtu për të lidhur supa dhe salca. Kosi: Kosi është një burim i shkëlqyer i proteinave. Mëlçia: Nëse reduktojmë konsumin e drithërave, është e rëndësishme të kërkojmë vitamina dhe minerale esenciale si hekuri. Mëlçia është një burim i shkëlqyer i hekurit dhe i shumë mikronutrientëve të tjerë. Arrat: Arrat përmbajnë më shumë acide yndyrore omega-3 se çdo arrë tjetër. Ngrënia e tyre do t’ju mbajë të ngopur.
Vezët janë një burim i madh proteinash dhe e verdha përmban një sasi të madhe të vitaminës. Avokado një burim i madh i yndyrave të shëndetshme.

Dieta pa gluten ka marrë një përhapje të gjerë në ditët e sotme me qëllimin për t’u ushqyer shëndetshëm, pavarësisht se mund ta quajmë edhe të kushtueshme. Pasi produktet pa glutet kanë çmime te “kripura” ne treg.

Ndërsa personat që vuajnë nga sëmundja celiac, pavarësisht çmimeve apo vështirësive janë te detyruar t’i nënshtrohen kedaj diete, per t’u ndjere mire. Ata duhet te ndjekin një protokoll shumë të rreptë që u jepet nga mjekët që i ndjekin ata dhe dinë saktësisht se cilat duhet të shmangin.

Pra është një dietë e vështirë për t’u ndjekur.
Jana Gjoka është nëna e një djali 11 vjeçar, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe tashmë ushqehet pa gluten.
“Gjithmonë gatuhet veç për djalin, me enë kuzhine veç. Sepse edhe nëse kjo proteinë ka mbetur në keto enë nga përdorimi i mëparshëm ndikon mjaft. Kudo shkojmë sigurohemi që të kemi ushqimin me vete gjithmonë, sepse jo të gjithë mund të gatuajnë sipas nevojave tona.
Gjetja e produkteve pa gluten është nje tjetër veshtiresi që haset çdo ditë…

Pavarësisht vështirësive ajo tregon që në fillim pa rezultate tek djali:
“Që në ditët e para përmirësimi ishte i dukshëm. Dalëngadalë i’u larguan shqetësimet që kishte dhe dukej qartë që ç’do gjë po shkonte drejt normalitetit”.

Pra, kemi të bejmë me një proteinë, të “fshehur” e cila gjendet pothuajse kudo. Pavarësisht se informacione për të gjenden kudo, por shumë pak janë të informuar në detaje. Dhe shmangia e saj, siç duket ka mjaft benefite për shëndetin.