To top
9 Jan

Uthulla e mollës. Një ilaç natyral me veti të fuqishme kuruese.

Uthulla e mollës. Një ilaç natyral me veti te fuqishme kuruese.

Nga Mandalina Musta 

Duket shumë e përgjithshme fjala uthull, por kur përmendim uthullën e mollës, atëherë kemi thënë më shumë sesa thjeshtë një uthull.
Ky lëng magjik historikisht është përdorur për një larmi qëllimesh të ndryshme.
Mjafton të kërkosh, dhe menjëherë zbulon vetitë e saj.
Shërben si një ndihmë e madhe për detoksikimin e mëlçisë, pastrimin e gjakut, dhe rritjen e imunitetit.

Dhe jo vetëm kaq. Në Greqinë e lashtë, “babai i mjeksisë”, Hipokrati e ka përshkruar atë si një ilaç që ndihmon në kurimin e kollës dhe ftohjes, duke e përzier me pak mjaltë.

Por si përgatitet kjo uthull, dhe a i përfitojme vërtet këto veti kaq magjike?

Znj. Anife Lushi e përgatit atë prej 7 vitesh .

Ja si realizohet: 

15 kg mollë të egra organike. Ne i quajmë Duvjaçka. Quhen të egra, por edhe konsumohen, kanë aromë dhe shije të mirë. Mblidhen pasi janë pjekur dhe i shtyp mirë.

I vendosim në një enë duke shtuar 5 litra ujë.

Qëndrojnë 21 dite për t’u fermentuar.

Në fund te ditës së fermentit i gjithë mushti që është ngritur lartë gjatë këtyre ditëve lëshon lëngun që na formon uthullën.

Kullohet me ndihmën e një nape të pastër, dhe ruhet në shishe qelqi në ambjent të freskët.
Nuk ka nevojë për vulosje.

Për çfarë mund ta përdorni?

Së pari për ulje temperature. Eshtë një ilaç magjik. Vërtetë magjik moj bijë.

Mjafton një peshqir, e ndaj në copa, dhe e përdor vetëm për këTët. I lag me uthull dhe e vendos në ballë, në shputat e këmbëve, mes këmbëve. Direkt jep rezultat.
Uthulla e mollës organike siç edhe thuhet luan rol të rëndësishme në qëndrueshmërinelë e nivelit të sheqerit në gjak.
Këtë e e pohon edhe znj. Hanife:
“E përdor gjithmonë. Unë vuaj nga diabeti. Në një gotë ujë fus 1-2 lugë uthull dhe e pi, sepse unë kam luhatje, dhe më ndihmon.
Edhe në ushqim e përdor, nuk konsumojmë uthull të blerë, këtë që bëj vetë përdor. Në sallata, turshi, apo në salsa të ndryshme ku duhet uthulla si përbërës”.

Uthulla e mollës ka filluar të ketë një përdorim të gjerë edhe sot. Vetitë e saj të fuqishme po i njohin edhe të rinjtë.
Zjn. Hanife shton se ajo përgatit uthull ogranike molle edhe për fëmijët e saj që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“E marrin me vete çdo vit, dhe e përdorin shumë “, – thotë ajo.

Uthulla e mollës, jo vetëm që përdoret si një ilaç natyral, ku ndihmon në trajtimin e një sërë sëmundjesh, por gjen një përdorim të gjërë edhe si një detergjent natural në shtëpi.

Duke qenë natyrale, nuk përmban kimikate, dhe nuk përbën rrezik për shëndetin. Kjo është arsyeja kryesore që po merr një përdorim të gjerë.
Pa përsëritur asgjë nga informacionet e pafundme që mund të gjenden në internet për vetitë dhe përdorimin e saj edhe ne fusha të ndrysme, mund të themi pa frikë, që kemi të bejmë me një “bombë”të vërtetë organike.