To top
26 Nën

Varianti afrikan i Covid-19 kthehet në një kërcënim të ri/ BE thirrje vendeve europiane

Komisioni Europian ka propozuar që vendet anëtare të ndërpresin udhëtimet me vendet në të cilat është identifikuar varianti afrikan B.1.1.592 i SARS-COV-2.

Në një komunikim zyrtar KE sqaron se rekomandimi nuk është detyrues, për shkak se vendimet për kufizimet e udhëtimit merren në nivel kombëtar nga 27 shtetet anëtare të BE.

“Ne duam të diskutojmë vendosjen e masave sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur më tej zëdhënësi i Komisionit.