To top
24 Nën

Xhoi Jakaj, një biologe drejtoreshë burgu

Xhoi Jakaj, një biologe drejtoreshë burgu         

Nga Viola Shkulaku

Xhoi Jakaj është drejtoresha e burgut të grave “Ali Demi” në Tiranë. Në një intervistë ajo rrëfen pasionet e saj dhe rrugëtimin në profesion, nga biologe në botuese librash e deri tek drejtoreshë burgu.

 

Znj. Xhoi ka shumë ndyshime në jetën tuaj, nga një biologe në  botuese librash  për problemet sociale të adoleshentëve, për të cilët cdo herë flet me shumë pasion. A thua kaq   shenjë kanë lënë ata në jetën tuaj ? Pastaj në botën akademike si pedagoge dhe së fundmi drejtore e burgut të grave në Tiranë, si ndjeheni në secilin prej tyre?

Më pëlqeu pyetja juaj. Që në adoleshencë doja të bëhesha mjeke ose aktore, të dyja të kundërta përsa i përket mënyrës si arrihen, por shijet e mia ndodh të jenë ndonjëherë edhe kontradiktore, psh të bëhesha mjeke mendoja se do shëroja jetë. Ëndërroja të bëhesha kirurge. Kurse aktore kisha dëshirë të isha me patjetër sepse kjo gjë sipas meje aso kohe më bënte të njohur. Sepse në jetë të qënit person publik ka më shumë avantazhe se disavantazhe. Kjo më ka shoqëruar gjithnjë e akoma më ndjek nga pas, si duket e dua shumë fort qendrën e vëmendjes, e kjo nuk mund të them se nuk më pëlqen, përkundrazi më jep një lloj kënaqësie. Nuk u bëra as mjeke e as aktore por përfundova në mësuese biologjie, në disa gjimnaze të Tiranës, një kapitull shumë i bukur i jetës time që më bëri të nxjerr në pah edhe aftësinë të shkruaj dy libra në një hark kohor 3 vjeçar, e ku suksesi i këtyre botimeve ishte i padiskutueshëm.Librat janë ribotuar 3 herë dhe më jep shumë sadisfaksion fakti që unë lexohem dhe këshillat e mia për paraadoleshentët dhe adoleshentët ndiqen me përpikëmëri.

img_0770

Edhe sot kësaj dite unë i kujtoj me shumë emocion këshillat që ju jepja dhe lidhjen e fortë  që kisha krijuar me ta.Më pëlqente shumë pafajësia e tyre po aq sa çapkanlleqet, të siguroj që në vitet e punës time kam ndihmuar shumë adoloshentë dhe të rinj tu largohen veseve si duhani, alkoli por edhe droga. Vitet pranë adoleshentëve ishin emocion, energji, punë, përpjekje, spektakël, lodhje, stres, ndonjëherë edhe lot për shkak të problemeve të tyre, por padyshim puna që më ka dhënë dashuri e sukses pafund. Faza e dytë e jetës time ishte kalimi në botën akademike pas mbrojtjes së gradës shkencore doktor, dhe  ku jam në prag të mbrojtjes së gradës profesoreshë e asociuar por që u shtyh për shkak të punës me shumë impenjime që kam aktualisht në dorë. Kjo fazë e jetës time përsa i përket mënyrës së punuarit është po aq impeniative dhe nuk ka  dallime të mëdha me fazën e parë përjashto faktin që ritmet e punës sime ndryshuan. Ishin disi më të qeta por me orë të tëra mbi kompjuter duke lexuar dhe nxjerrë të rejat e fundit të lëndës që shpjegoja në mënyrë të tillë që të isha e denjë në profesionin tim. Jam shumë kërkuese e këmbengulëse për të patur rezultate të larta në atë çfarë unë zgjedh të bëj, kjo gjë nuk më bën egoiste por ambicioze padyshim, e krejt papritur kjo ambicie pozitive për tu evidentuar në gjërat që unë di të bëj solli një telefonatë befasuese që ndryshoi komplet jetën time me 360 gradë ku propozohem nga Ministri i Drejtësisë si drejtore e burgut të grave e sot vazhdoj e bëj një punë që ka shumëçka brënda 24 orëve.

Kur u emëruat drejtore e burgut 325 ju ishit një emër me lakim të gjerë në rrjetet sociale dhe mediat, ju ka mikluar kjo gjë ? Si e pritët propozimin?

Siç e thatë ju, pak më lart në komentin tuaj unë kisha mbështetje të madhe në rrjetet sociale e ky fakt më bëri të mendoj që në sistemin e burgjeve do jem risi në mënyrën si e konceptoj drejtimin e atij institucioni, “tolerancë dhe ligj” është sllogani im, dhe frymë moderne e bashkëkohore në zgjidhjen e problemeve. Propozimi shumëkujt mund ti duket i çuditshëm se jo shpesh ndodh në Shqipëri një gjë e tillë. Kam qenë në auditor duke dhënë mësim, e në të shumtën e rasteve telefonin e lija pa zile por në këtë rast fati ishte që e dëgjova telefonin dhe në këtë mënyrë më ka ardhur propozimi për drejtore të burgut të grave. Sigurisht që jam menduar dhe këshilluar pastaj e kam pranuar, ndoshta si një nga sfidat më të mëdha të jetës time. (Por mua më pëlqen të sfidoj dhe veten).

Sa të dënuara dhe të paraburgosura ndodhen në burgun e grave? I njihni historitë e këtyre grave dhe çfarë i bashkon ato?

Në burgun e grave aktualisht ndodhen 63 të paraburgosura dhe 37 të dënuara gjithsej 100 gra e vajza të niveleve, moshave e historive sa të ngjashme aq edhe të ndryshme. I njoh të gjitha historitë dhe në pak muaj ua mësova emrat dhe kur u drejtohem në emër e mbiemër gjatë punës time në regjim ato ndjehen shumë mirë e kjo sinqerisht më fal emocion e lot ndonjëherë. Ato më shohin si dritë shprese dhe unë megjithë fuqitë e mia përpiqem ti bëj të lumtura me mundësitë që kam brenda kuadrit ligjor. Sigurisht kam një staf të mirë e shumë bashkëpunues, gjej vazhdimisht edhe përkrahjen e Drejtorit të Përgjithshëm Z.Artur Zoto në sipërmarrjet e mia, ai e ka kuptuar që unë dua të bëj gjëra që do mbeten gjatë në historinë e burgjeve e për këtë fakt mbase dhe nuk heziton të më mbështesë edhe kur unë ndonjëherë bëj kreativitet dhe shpikje me aktivitetet e mia shumë përfshirëse të aktorëve të ndryshëm, pasi aty ka nevoja të jashtëzakonshme e shoqëria civile është ofruar vazhdimisht me kontribute të shumëllojshme. Gratë i bashkon një gjë kryesore në ato ambiente, ndodhen brenda për shkak të dhunës së formave të ndryshme si; fizike, psikologjike, seksuale. A kam hasur situata problematike? Padiskutim që shpesh kam hasur probleme nga më të ndryshmet, njëherë që isha e mërzitur nga një situatë e pakëndshme një miku im njëherësh dhe drejtues me eksperiencë më thotë: “qetësohu Xhoi se ti nuk po punon me orkestrën simfonike të RTSH-së që të jenë të gjithë në sinkron, por me të dënuara e policë me armë në duar”, që atëherë e marr më qetë situatën edhe kur është disi specifike, eci me slloganin e njeriut më të rëndësishëm në vend këto vitet e fundit, me qetësi e dashuri zgjidhet gjithçka.

img_0765

Po paraburgimi si funksionon, të paktën nga arrestimet e fundit të policisë duket se ka një numër të madh femrash që akuzohen për veprën e ushtrimit të prostitucionit?

Paraburgimi është pak më i vështirë për tu menaxhuar ngarkesa negative pasi një pjesë prej tyre prezumohen të pafajshme deri në momentin që dalin në gjyq i cili zgjat pafund për shumë arsye. Ke prekur një temë të dhimbshme plagën e prostitucionit i cili është një gangrenë që po e shformon femrën dhe degradon figurën e saj, për të ardhur keq sepse ka një numër në rritje dita- ditës e për mua shoqëria është bashkëfajtore.

Në ç’ farë kushtesh e keni gjetur burgun e grave?

Dhe ç’farë dalluat në sytë e atyre femrave në takimin tuaj të parë ? Ah i kam gjetur me lot në sy të dënuarat dhe ju kam kthyer buzëqeshjen. Ambasadorja e Hollandës tek më përgëzonte më tha, nuk kam nevojë për fjalë, se puna jote e vyer lexohet në sy të këtyre grave. Kjo gjë më bën te ndjehem mirë, kur me punën time shumëdimensionale në atë institucion kam ndyshuar edhe konceptin burg. Punonjësit ndjehen të qetë dhe kam instaluar brenda atij ambjenti frymë shumë pozitive, komoditet në punë dhe drejtësi për të gjithë, kjo i ka berë të dënuarat e stafin ta shikojnë njëri – tjetrin me sy pozitiv dhe si dy grupe që i shërbejnë së tërës për funksionim të ligjit por dhe qetësisë së përgjithshme të institucionit të I.E.V.P “Ali Demi”.

(viojn e plote ne print…)