To top
20 Pri

Zbulohen mesazhet që princ Harry i ka dërguar babait të Meghan: Nëse flet me mediat, gjërat do të kthehen kundër

Nëse princ Harry dhe Meghan mendojnë të nisin një jetë të re duhet që të mbyllin llogaritë me ‘jetën e vjetër’. Më 24 prill do të mbahet seanca e parë gjyqtare që dukët e Sussex kanë me tabloidin britanik , ‘Mail on Sunday’ e cila publikoi ekstrakte të një letre që ish-aktorja i kishte shkruar babait të saj Thomas Markle në gusht 2018.

Në pritje të paraqitjes para gjykatësit, janë zbuluar disa mesazhe që djali i Princit Charles i ka dërguar vjehrrit të tij: “Më merrni në telefon … nëse flisni me mediat ne do t’i përgjigjemi ‘zjarrit’. Thomas Markle baba i Meghan do të thirret të dëshmojë në gjyqin e vajzës së tij dhe dhëndrit kundër mediave.

Meghan ka akuzuar tabloidin britanik që ka shkelur privatësinë e saj, duke publikuar letrën që ajo i kishte dërguar babait të saj. Në mesazhet dërguar vjehrrit të tij Harry i ka kërkuar të përballen.

“Mos u justifiko, e kuptojmë situatën por nuk duhet të ekspozohesh në media, nuk bën një tjetër vetëm se përkeqeson gjërat. Nëse e do Meghan mos fol me mediat por më merr në telefon. Në të kundërt cdo gjë që do të thuash do të të kthehet kundër, ki besim tek unë Tom. Vetëm ne mund të të ndihmojmë sic e kemi bërë që ditën e parë.

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë të ditur së fundmi se nuk do të merren më me tabloidët. Çifti u dërgoi një letër tabloidëve britanikë si: The Sun, Daily Mail dhe Express duke iu thënë se skuadra e tyre e marrëdhënieve me publikun nuk do t’u përgjigjet më kërkesave të tyre, duke theksuar se s’do të kenë më asnjë angazhim me ta.

Harry dhe Meghan thonë se ata refuzojnë të “ofrojnë veten e tyre si monedhë për një ekonomi të klikimeve dhe shtrembërimeve”. Ata gjithashtu akuzuan mediat e sipërpërmendura se kishin publikuar artikuj të shtrembëruar, falsë apo invazivë përtej çdo arsyeje.